Gazetari Rusta në 'Repolitix': Sot, vetëm në Tiranë janë vënë 26 gjoba nga Policia e Shtetit dhe 18 nga ajo bashkiake për maskat

15 Tetor 2020, 21:39| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 21:50

  • Share

Përtej këshillimeve dita e sotme ka pasur edhe vendosje të gjobave për mosmbajtjen e maskës edhe në rrugë, detyrim ligjor që hyri në fuqi ditën e sotme. Gazetari Arsen Rusta i ftuar në emisionin "Repolitix" tha se gjatë ditës së sotme janë vendosur 171 gjoba në të gjithë shtetin vetëm nga Policia e Shtetit, por tagrin për të vënë gjoba e ka pasur edhe policia bashkiake, e cila ka vendosur gjithashtu gjoba monitorimit të saj.

Sipas gazetarit Rusta në Tiranë janë vendosur 26 gjoba nga policia e shtetit dhe 18 gjoba nga polica bashkiake duke e bërë që vetëm në Tiranë ditën e parë të vendosen  44 gjoba gjithsej, ndërsa për këshillimet mund te jenë të shumta mbi 3 mijë raste vetëm në rrugët kryesore, pa u futur brenda lagjeve.

"Si ditë e parë kemi një bilanc prej 171 gjobash nga policia e shtetit por mund të jetë edhe më i lartë pasi këtë tagër nuk e ka vetëm Policia e shtetit por edhe ajo bashkiake,  ku numri i gjobave është i ndryshëm në çdo qytet. Policia bashkiake e Tiranës ka vendosur sot 18 gjoba që së bashku me 26 gjobat e policisë së shtetit bëjnë 44 gjoba. Ka pasur dhe një numër të lartë këshillimesh ku vetëm në Tiranë janë bërë  mbi 3 mijë të tilla në rrugë kryesore, pa përfshirë lagjet", tha Rusta.

Gazetari tha në studio se qyteti me gjobat më ta larta në vend është Dibra me 28 të tilla dhe qyteti që nuk ka marrë asnjë gjobë është Kukësi, Gjirokastra dhe Lezha. Se si shtetit do të mund të sigurohet se gjoba do të paguhet, gazetari Rusta shprehet se në fletën e gjobës vendoset dhe ID personale, që të lidh me të gjitha adresat llogaritëm bankare, tatimet dhe deri tek pensioni për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizmin e tij.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Njoni: 16/10/2020 10:00

    Nga nesër do fillojn gjobat për të gjithë ato që nuk mbajnë kapele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?