Gazetari shqiptar në Athinë, Etmond Guri dha një intervistë për Report Tv ku foli për interesin e diasporës në Greqi për të qenë pjesëmarrës në votimet e 11 majit, si dhe për takimin e Berishës në kryeqytetin grek dhe intervistën e Ramës me televizionin MEGA.
Për Nertil Agalliun në 'Sot Live në Shqipëri', Guri thekson se diaspora shqiptare në Greqi ka qenë disi e tërhequr në regjistrimin për të qenë zgjedhës, pasi ka patur dhe një fushatë dezinformomi.
'Pjesëmarrja e madhe e diasporës. Është një shifër e pranueshme, e konsiderueshme. Diaspora ka dhënë dinamikën, prezenca më e madhe në Itali. Pritej Greqia, ka disa parametra pse nuk ishte më e fuqishme këtu. Për vetë faktin se specifikat, përjetesa e vështirë përdorimi i tyre nga politika e Tiranës, opozita apo qeveritë analoge ka patur mëdyshje dhe shumë herë dezinformim se nëse regjistrohen në sistem do tatohen në Shqipëri. I ka bërë këta qytetarë të kenë një mendim të dytë.'
Greqia ka specifikë, të rivaliteteve politike, gjuhës së ashpër. Deri më sot politika shqiptare nuk e ka parë vetëm me një ndryshim të qasjes së Ramës.
'Shohim prezencë shumë të madhe të ministrave, këto ditë edhe opozita kulmoi dhe me ardhjen e zotit Berisha. Ne bëjmë thirrje si diasporë të regjistrohen dhe të votojnë.'
Më tej Guri thotë se mitingu i Berishës në Athinë u komentua më shumë nga mediat e djathta që dikur njollosnin Shqipërinë.
'Zoti Berisha, ardhja në Greqi u përshëndet nga mediat e djathta që nuk kanë nguruar n[për të njollosur Shqipërinë duke sajuar lajme. Pati një fokus të shtuar të Berishës. Citimi i rikthimit të marrëveshjes së detit, suporti ndaj Belerit, nga ana tjetër ka patur një kundërpërgjigje nga mediat e majta që nuk kanë hezituar ti kujtojnë Berishës historikun e arrestimit e pjesëtarëve të Omonias në 90 përplasjet me Kishën Orthodhokse. Ka patur shumë artikuj të tillë. Qe një prezencë e madhe rreth 2000 bashkëatdhetarë. Kjo ka qenë e zotit Berisha e pasqyruar dhe në mediat greke.'
Sa i përket intervistës së Ramës në ‘MEGA’, Guri thotë se i ka befasuar të gjithë në Greqi.
'Janë 2 aspekte, aspekti diplomatik që Rama e ka fituar, gëzon respektin e gjithë liderëve botërorë. Ana tjetër, ajo togfjalëshi politik që Rama e ka fituar duke i bërë edhe një herë grekët, duke i befasuar me mënyrën e intervistës dhe mënyra profesionale e gazetares dike befasuar opinionin në Greqi. Qasja ka qenë me shumë marifet.'
Komente
