Sport

Gazetari sportiv Ervin Baku flet nga Serbia: Na mbajtën 40 minuta në doganë, na kontrolluan makinën sikur ishim ordinerë

10 Tetor, 19:34| Përditesimi: 10 Tetor, 20:14

  • Share

Gazetari sportiv Ervin Baku ndodhet në Leskovac për të ndjekur nga afër ndeshjen e nesërme Serbi-Shqipëri.

Ai dhe kolegë të tjerë gazetarë nga Shqipëria janë nën monitorim të vazhdueshëm nga policia serbe në kuadër të masave të sigurisë.

Gazetari Baku ka folur për Report Tv nga Serbia përmes Skype, duke treguar edhe një episod të pakëndshëm në doganën serbe. Ai thotë se u mbajtën për 40 minuta dhe makina iu kontrollua imtësisht. Ndërsa gazetarë të tjerë shqiptarë ishin mbajtur në doganën serbe për më shumë se 2 orë e 30 minuta.

“Jemi mbajtur rreth 40 minuta pa asnjë lloj arsyeje. Na është kontrolluar makina nga A te Zh. Ndoshta aty na ka ndihmuar edhe qenia si anëtar të shoqatës ndërkombëtare të shtypit sportiv, ndërkohë 4 kolegët tanë i gjetëm aty dhe kishin 2 orë e 30 minuta aty. Kur mbërritëm në doganën serbe gjetëm 4 gazetarë me një makinë me targa maqedonase, ndoshta sepse nuk donin të kishin probleme gjatë rrugës. Ne vendosëm të vinim me targa shqiptare. Me mbërritjen tonë në doganë, kolegët kishin 2 orë e 3 minuta dhe i lëshuan pas 10 minutash që ishim ne aty. Unë ngrita zërin. Ata na kontrolluan makinën sikur ne të ishim njerëz ordinerë. Nuk e kapëm dot konferencën e Sylvinjos. Policia na ka në monitorim, na monitoron çdo lëvizje. Ata thonë që për sigurinë tuaj duhet të jemi kështu”, shprehet gazetari Ervin Baku.

Ndeshja Serbi-Shqipëri luhet të shtunën në orën 20:45 në stadiumin e Leskovacit.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lok: 11/10/2025 07:29

    Aaaa, e beri zotria shqiponjen me duar? Kaq na duhet , ia hodhem fukarallekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?