Gazetari vlerëson punën e Sylvinhos me kombëtaren: Ka entuziasëm dhe ide, europiani nuk është ëndërr! Polonia shumë e dobët

23 Qershor 2023, 19:32| Përditesimi: 23 Qershor 2023, 19:44

  • Share

Dy fitoret e kombëtares në kualifikueset e Europianit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kanë rizgjuar ëndrrën për t’u rikthyer në një kompeticion të madh. Kjo falë edhe trajnerit Sylvinho, i cili aktualisht po vlerësohet shumë nga tifozët dhe opinioni.

“Entuziasmin e kanë vënë re të gjithë, që është një pikë e fortë për të marrë maksimumin. Krijohet një grup harmonik që sjell edhe lojë edhe rezultate, por entuziasmi nuk mjafton në futboll. Unë te Sylvinho shoh edhe ide. Është një vendosje e re e skuadrës tonë ku sipas specialistëve me katër në mbrojtje kemi mundësinë që pjesës para t’u marrim më të mirën”- tha gazetari Kristo Thoma.

Shumëkush mund të ngrejë dyshimë për nivelin e kundërshtarëve të cilët kuqezinjtë mposhtën, por komentatori dhe gazetari i sportit Kristo Thoma, në intervistë për Report Tv thotë se 6 pikët ishin arritje.

“Ishin dy ndeshje detyrë shtëpie për ti fituar dhe ia dolëm, sepse ishin dy skuadra që vinin në grup pas nesh dhe pikët ishin të detyruara, por jo gjithmonë në futboll kur e ke detyrim fitoren ia arrin. Kombëtarja jonë në historukin e saj në kualifikuese të mëhershme ka çeduar në sfida të tilla.”- u shpreh gazetari.

Edhe pse kanë mbetur 5 ndeshje për t’u zhvilluar në grupin kualifikues shumë kanë nisur të ëndërrojnë për Europianin e Gjermanisë në 2024.

“Është një ëndërr që me shumë mundësi mund të bëhet realitet. Nuk është vetëm ndjesi, por më shumë se kaq. Mund të jetë hera e fundit për të shkuar sërish në Europian. Kjo pasi kemi në grup edhe një Poloni shumë të dobët.”- shtoi Kristo Thoma.

Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në grup me 6 pikë, 1 më pak se Çekia e vendit të parë me të cilët kuqezinjtë do luajnë në shtator ashtu si me Poloninë. Të dyja këto përballje sipas të gjitha gjasave do të vulosin fatin e kombëtares në këto eliminatore.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?