Ish kryeministri Sali Berisha

Gazetarit i drejtojnë pistoletën, Berisha reagon pas 10 orësh: Akti mafioz, fytyra e shëmtuar e qeverisë

3 Shtator 2018, 22:39| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 23:17

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes mëngjesin e sotëm ku u kërcënua gazetari i Report TV, Julian Shota. Sipas Berishës, që reagoi pas gati 10 orësh pas ngjarjes, kërcënimi ndaj gazetarit, tregon fytyrën e shëmtuar dhe mafioze të narkoqeverisë, siç e quan ai. Ish-kryeministri iu bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të përmbysur qeverinë.

Tyta e revoles drejtuar gazetarit Jul Shota, fytyra e shemtuar mafioze e Norieges dhe narkoqeverise se tij! Te dashur miq, sot tek raportonte per nje ngjarje kriminale, vendosje tritoli ne nje lokal, pronari i lokalit ka nxjerre forcerisht jashte duke i drejtuar revolen gazetarin Jul Shota. Ky akt kriminal, i dyti ne harkun e nje jave ndaj gazetarit ne detyre, deshmon per nje sulm frontal te botes se krimit dhe mafie te lidhur me qeverine kunder mediave dhe gazetareve dhe perben nje kercenim serioz per jeten dhe lirine e tyre. Duke denuar me ashpersine me te madhe aktin mafioz nda gazetarit Jul Shota, bej thirrje qytetareve te ngrihemi per te permbysur pa vonese Noriegen dhe narkoqeverine e tij!

Sali Berisha

Gazetari i Report TV, Julian Shota u kërcënua me jetë në krye të detyrës. Gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një tritoli në ambientet e një lokali në lagjen nr.4 në Laç. Shota, sëbashku me ekipin e xhirimit të Report Tv, mbërriti në vendin e ngjarjes për raportimin e asaj që kishte ndodhur. Tritoli ishte vendosur tek hyrja e lokalit në pronësi të Llesh Burakut, 53 vjeç, banues në Laç. Duke tentuar të pengojë punën e gazetarëve, fillimisht 53-vjeçari ka filmuar me telefon automjetin e gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar se nëse transmeton ngjarjen në televizion do ketë punë me të. Si të mos mjaftonte kjo, Llesh Buraku ka nxjerrë edhe një armë zjarri tip pistoletë, të cilën ia ka drejtuar gazetarit të Report Tv, Julian Shota, duke e kërcënuar me jetë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 04/09/2018 15:33

    Fytyra me e shemtuar e ketij vendi je ti plak ordiner,nje kriminel i ndyre qe po te vjen fundi,terhiq kemben zvarre monster.

    Përgjigju
  • Bremen: 04/09/2018 11:58

    O Pler në kohen tende njeres janë vrarë, prandaj mos harro o fytyr e keqe.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 04/09/2018 00:21

    Ne fakt ajo arme duhet te drejtohej ndaj teje o shpellar Berisha e te gajkoste o kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?