Gazetarja britanike në ‘podcast-in’ me Ramën: Më vjen turp nga retorika e Britanisë kundër shqiptarëve! Vendi ka ndryshuar, do rris vajzën këtu

15 Prill 2023, 08:57| Përditesimi: 15 Prill 2023, 10:00

  • Share

Alice Taylor, gazetare britanike që jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ishte e ftuara e radhës në episodin e kësaj fundjave në podkastin “Flasim”, të Kryeministrit Rama. Përgjatë bashkëbisedimit me Kryeministrin shqiptar, Taylor u ndal edhe te mënyra se si politika britanike e ka trajtuar çështjen e emigracionit.

 “Retorika e tyre kundër Shqipërisë. Së pari është e turpshme. Më vjen turp kur shoh gjërat më të fundit që kanë thënë. Më vjen turp nga politikat e tyre të emigracionit. Më vjen turp nga mënyra se si i trajtojnë të huajt. Kjo është gjëja kryesore që më bën të ndjej. Kur dëgjoj shqiptarë që më thonë që fëmijët e tyre janë bullizuar në shkolla në Angli sepse janë shqiptarë apo sepse nënave të tyre u është refuzuar viza për të shkuar për të vizituar vajzën që sapo ka pasur një fëmijë, atëherë kjo është e turpshme. Çfarë e bën këtë vend kaq të madh sa që kanë të drejtën të kthejnë mbrapsht një qenie njerëzore që ka një arsye të vlefshme për të shkuar atje? Kam miq që nuk kanë arritur të marrin viza për të studiuar në universitete atje. Mendoj që është qesharake ne momentin kur vendi ka një mungesë të krahut të punës dhe më duket e turpshme. Nuk më bën krenare të jem britanike aspak”, tha Alice Taylor.

Në episodin e dytë të podkastit “Flasim” Kryeministri Rama bisedoi me gazetaren britanike Alice Taylor, e cila foli ndër të tjera edhe për ndryshimet që ajo ka parë në Shqipëri gjatë pesë vite e gjysmë, teksa ka ndërtuar jetën e saj në vendin tonë. Taylor shprehu dëshirën për të rritur vajzën e saj në Shqipëri, vend që prej vitesh është shtëpia e saj.

“Qartësisht, në 5 vjet e gjysmë ka pasur jashtë mase ndryshime. Disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre nuk jam domosdoshmërisht tifoze e tyre. Është më e lehtë sot që t’i bësh gjërat këtu. Kështu edhe rrugët në mbarë vendin janë më të mira. Po, ka pasur ndryshime. Po sigurisht, ka gjëra që kur jeton këtu për një kohë të gjatë dhe zhytesh më shumë në këtë shoqëri dhe fillon t’i kuptosh, fillon të shohësh dhe dua që t’i paraprij diskutimit tonë, duke thënë se kritika ime dhe kemi folur për këtë, është rezultat i pasionit, sepse kur shkruaj një artikull, shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale, në qoftë se shoh diçka që më mërzit, mërzitem thellësisht… Kështu del ajo që shkruaj sepse unë dua që gjërat të ndryshojnë. Dua të rris vajzën time këtu. Dua të plakem këtu. Pra nuk dua të bëhem e bezdisshme thjesht për hir të kësaj”, tha ajo.

Në bashkëbisedimin me gazetaren britanike Alice Taylor, në podcastin “Flasim”, Kryeministri Rama, u ndal edhe në një prej artikujve të saj kritikë mbi emigrimin e shqiptarëve. Rama e njohu gazetaren britanike me shifrat reale të largimit të shqiptarëve në vitin 2019, duke shtuar se përveç shqiptarëve që largohen, kemi edhe dimensionin e shqiptarëve që kthehen.

"Për shembull, në një prej shkrimeve tuaja - të cilat më duhet ta pranoj, janë të sakta kur mbështeten në fakte, pra është shumë e vështirë që t’ju kapësh në gabim lidhur me faktet, po jo aq e vështirë t’ju kapësh gabim në shprehjen e opinioneve, por opinionet janë të lira e legjitime gjithsesi - ju thoni “në 2019, 360.699 persona u larguan nga vendi, e barasvlershme me 12.4%”. Kam këtu të dhënat, i kam sjellë sepse është e rëndësishme që të përpiqemi t’i ndajmë këto të dhëna në çdo rast që kjo temë diskutohet. Në 2019, personat që u larguan nga vendi ishin në fakt 43.850 dhe nga ana tjetër, ka shumë rëndësi edhe një dimension tjetër, përveç atyre që largohen e që padyshim janë më të shumtë se ata që kthehen, kemi megjithatë edhe ata që kthehen. Janë të kthyer nga vite të gjata emigrimi apo të kthyer nga përpjekje të dështuara për të emigruar", tha Rama. 

Më tej Rama pyeti gazetaren Taylor nëse ka një forcë të mundshme që mund ta ndalë këtë trend historik?

“Po, në mënyrë që gjërat të bëhen më mirë na duhet të kuptojmë se çfarë e nxit problemin dhe nuk mendoj se kjo është tërësisht e qartë. Mendoj se ka shumë e shumë faktorë të ndryshëm që luajnë rol këtu, si për shembull besoj që nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit që besojnë se ata nuk mund të gjejnë një punë të mirë këtu dhe paga nuk është e lartë mjaftueshëm dhe që nuk ka mundësi të mjaftueshme. Natyrisht i dëgjoj këto arsye, por mendoj që është një çështje më e thellë në themel të të gjitha këtyre dhe ka të bëjë me atë çka ndodhi në fund të komunizmit, e me atë çka ndodhi në 1997-ën. E shoh ndoshta nga pikëpamja e një personi të jashtëm, por mendoj se ka mbetur një plagë mjaft e hapur në shoqërinë shqiptare nga ajo çka ka ndodhur në të shkuarën. Dhe mendoj që në një farë mënyrë kjo i është përcjellë brezave të rinj dhe të rinjve dhe mendoj që kjo ushqen një lloj ndjesie tëhuajsimi, duke qenë se nuk ka një pajtim të vërtetë, çka çon në ndjesinë e shkëputjes së njerëzve nga vendi. Janë të zhgënjyer, dëgjojnë prindërit e tyre që ankohen dhe e ndiejnë këtë lloj dëshpërimi në njëfarë mënyre. Dhe mendoj që kjo është diçka që e kombinuar me të gjithë faktorët e tjerë, që natyrisht ka të bëjë dhe me dëshirën e njerëzve për të emigruar sidoqoftë apo me faktorët ekonomikë e me punën, i shtohet asaj çfarë kemi në Shqipëri për momentin”, u përgjigj ajo.

 

 

 

VIDEO -Podcasti i plote i kryeministrit RAMA

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 15/04/2023 12:54

    Nje femer e cila e ka mbrojtur gjithmone vendin tone

    Përgjigju
  • Era: 15/04/2023 12:45

    shqiptaret nuk jane ashtu sic del ne media

    Përgjigju
  • Bjordi: 15/04/2023 12:35

    Eshte shume e vertete qe vendi ka ndryshuar dhe po zhvillohet dita dites akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • titi: 15/04/2023 12:33

    shqiperia eshte vendi i persosur per te rritur femijet me kulturen dhe traditen qe ne kemi

    Përgjigju
  • poli: 15/04/2023 12:28

    Nje grua me mend ne koke. Bravo te madhe per vleresimin qe na ben

    Përgjigju
  • iliri: 15/04/2023 12:25

    Ata bazohen tek 2 3 shembuj dhe kjo eshte e keqja

    Përgjigju
  • Mondi: 15/04/2023 12:12

    Edhe te huajt po e kuptojn se shqiperia sa vjen dhe po behet nje vend sa me i zhvilluar dhe vend i sigurt per te jetuar

    Përgjigju
  • Goni: 15/04/2023 11:36

    Kenaqesi te degjosh nje bisede te tille

    Përgjigju
  • Eni: 15/04/2023 11:35

    Duhet ta dijne gjithe britaniket kete gje

    Përgjigju
  • Toni: 15/04/2023 11:35

    Sa mire te degjojme kete gazetare te flase kaq mire per vendin tone

    Përgjigju
  • Ethem M.Lalaj,MallaKASTËR: 15/04/2023 11:01

    OK me intervistën.Ka arsye të tjera emigrimi: 1.Rinia do pare pa punuar mandej të ulen të mund të punojnë..! 2. Rinia Shqipëtare nuk e do punën,Mësimin..por qejfin Fb,TipTokun,Pabet.. 3.Më të shumtë migraror janë nga OPOZITA që nuk gjejnë shpresë se mund të vij në pushtet me Nongata e Spiun..! 4.Nd/Jet dhe institucionet i vodhi,Shiti,Shkatërroi SaliHajduti,Krimineli.! 5.Fatkeqsia nr.2(Veç Sb) ësht drejtësia që nuk po sekuestron Pasurin e vjedhur Shqipëtarve që nga 1992.Enver Hoxha të fuste në burg për 2000 lek dhe të kthehej gjëja e vjedhur. -Ndaj,Studimi OSBE 2000 nxori që 65 % e Shqipëtarve ishin me atë SISTEM. 6.sistemi Kapitalist ka dështuar me këtë lloj DREJTËSIE TË DEGJENERUAR TË TIPIT GJIN GJONI TË SB. 7.Qeveria aktuale,Medjet Angleze dëgjojnë më shumë medjet e Sb 99 % të kapura prej tij 2005..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?