Gazetarja Xhensila Demollaj dhe bashkëshorti Armando Ormeni

VIP & Spektakël

Gazetarja e 'Report TV' i jep fund beqarisë, foto nga mbrëmja magjike mes fishekzjarresh

19 Gusht 2018, 17:09| Përditesimi: 19 Gusht 2018, 17:18

  • Share

Gazetarja e çështjeve sociale në “Report TV”, Xhensila Demollaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni fantastike e shoqëruar nga familjarët dhe miqtë e saj. 

Xhensila bashkon udhëtimin jetësor me të dashurin e saj, Armandon, me të cilin ishte e lidhur prej disa vitesh. 
Fotot vijnë nga ceremonia e mbrëmshme, mes një atmosfere të ngrohtë festive, ku nuk munguan detajet nga tradicionalja tek modernia, e tek fishekzjarret.

Festimet vijojnë dhe sot në shtëpinë e bashkëshortit të gazetares, ndërsa nesër Xhensila dhe Armando fluturojnë për të kaluar muajin e mjaltit në një ishull të bukur mes Afrikës Veriore dhe Francës.  Redaksia e “Report TV” dhe “Shqiptarja.com” i uron Xhensilës dhe bashkëshortit të saj, Armandos jetë të lumtur!

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bebi: 19/08/2018 17:50

    Shume bukur cifti. Urime. Cunit sia kemi merakun se pas martese shendoshen te gjithe. :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?