Gazetarja e njohur e televizionit “Sky News”, Yalda Hakim, është rikthyer në Shqipëri dhe po kalon disa ditë pushimi me familjen e saj në bregdetin e jugut.
Gazetarja, e lindur në Kabul të Afganistanit, dhe e rritur në Australi, ka publikuar në Instagram foto nga momentet që po kalon me familjen në bregdetin e Dhërmiut.
“Në Shqipëri, gjithmonë pranë zemrës time. E lumtur që u riktheva”, shkruan ajo.
Gazetarja Yalda Hakim, e cila drejton edhe fondacionin “The Yalda Hakim Foundation”, ka një lidhje të veçantë me vendin tonë. Kjo për shkak se Shqipëria strehoi refugjatët e larguar nga Afganistani në vitin 2021.
Mes refugjatëve që mbërritën në Shqipëri nga Afganistani ishin edhe disa vajza studente të fondacionit të saj.
Komente
