Gazetarja hiqej si dietologe, merrte deri në 300 euro për një dietë! Reklamonte biznesin në rrjetet sociale! Klientët e denoncuan në polici pasi u sëmurën

14 Tetor 2022, 21:35| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 21:39

  • Share

Dietat që kushtonin nga 150 deri në 300 euro, jo vetëm nuk u dhanë efektin e premtuar nga “dietologja’, por disa klientëve u ka shkaktuar dëme shëndetësore. Me këtë argument ndaj Silvana Balliu janë ngritur disa denoncimeve, të cilat sipas burimeve të Report Tv u shtuan dita ditës dhe vunë policinë në lëvizje për të zbuluar mashtrimin e 41-vjeçares.

Pas verifikimeve dhe informacioneve të marra në mënyrë operative, rezultoi se Silvana Balliu e arrestuar, nuk ishte e specializuar për dhënien e dietave dhe nuk e kishte të regjistruar subjektin që e administronte në zonën e “Brrylit” në Tiranë, përmes së cilit merrte fitimin që nuk e deklaronte. Ajo, jashtë çdo norme, arrinte të përpilonte dieta të personalizuara, për persona që kërkonin të humbnin në peshë.

Report Tv mëson se 41-vjeçarja jo vetëm që nuk kishte lidhje me dietat, por me profesion ishte gazetare. Gruaja, gjatë operacionit të policisë, fshiu të gjitha bisedat me klientët e saj në numrat e kontaktit dhe në rrjetet sociale, çfarë i shtoi asaj edhe një tjetër vepër penale, atë të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Silvana Balliu, reklamonte punën e saj si dietologe edhe përmes rrjeteve sociale, të cilat nuk aktualisht nuk janë më aktive. Policia dhe prokuroria pritet të verifikojnë celularin e saj, për të siguruar prova të tjera të ushtrimit të aktivitetit si dietologe, në kundërshti me ligjin.

Burime thonë se ka dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë në skemën e mashtrimit, bashkëpunëtor të 41-vjeçares Silvana Balliu, të cilët po verifikohen nga autoritetet. Balliu pritet të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u mësuar me masën e sigurisë, ndërsa deri në fund të hetimeve rrezikon të dënohet deri në pesë vite burg.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dobësimi: 15/10/2022 12:37

    Po 300 eurot ajo nuk ja zhvaste, ja jepnin ata. Bota është plot me budallenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?