Bota

Gazetarja Jean Carroll akuzon Trump: "Më përdhunoi që në takimin e parë”

22 Qershor 2019, 09:46| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 11:54

  • Share

Pretendime të reja për ngacmim seksuale nga ana e Donald Trump.

Gazetarja amerikane Elizabeth Jean Carroll, e njohur si një nga kolumnistet më të famshme në Amerikë, akuzon Presidentin amerikan se e ka ngacmuar seksualisht dhe pastaj e ka përdhunuar atë në dhomën e provës së një dyqani të famshëm në Nju Jork, vetëm pak hapa larg nga Kulla Trump. Episodi i treguar nga Carroll daton 23 vjet më parë.

Nga ana tjetër e vijës së sulmit, Trump ka mohuar gjithçka. "Nuk e kam takuar kurrë. Ajo po përpiqet të shesë librin e saj” – reagon presidenti. Pastaj Trump vazhdon reagimin e tij duke pyetur: A ka zonja Carroll ndonjë fotografi, video apo çfarëdo tjetër regjistrimi? Sigurisht që nuk ka asgjë sepse asgjë nuk ka ndodhur asnjëherë”. Presidenti gjithashtu ka sulmuar  revistën Elle si pjesë e një trendi endemik lajmesh të rreme.

Nuk është hera e paë që Donald Trump është akuzuar për ngacmim seksual. Një vit më parë ai u akuzua nga “Washington Post” se në vitin 2006 kishte ngacmuar seksualisht Rachel Crooks-in, atë kohë 22-vjeçe, ndërsa të dy ishin duke pritur ashensorin në Trump Tower në Nju Jork.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 23/06/2019 12:42

    Shpresojme te Dale ndonje trimereshe shqipetare te deshmoje per ngacmim sensual flertim apo perdhunim nga Ana e ed Rames qe sh quhet ne kete DREJTIM sic e THEKSOJ edhe Mona ne fjalimin e mbajtur ne PROTESTEN e fundit per grate e shokeve te km

    Përgjigju
  • adamo311: 23/06/2019 04:17

    E kaluara eshte DITURIA!!! Nese shikojm te kaluaren dhe femrat e Trump-it, na bene me dije se Trump-i TY nuk do te prekte as me DOREZA!!! Fake News!!! sikur te gjitha akuzat ne te kaluaren!!! Akcione te tilla na bejn me dije se Fashistet, Nazistet, Kabalistet, Kazaret,..., luftojn betejen e fundit! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?