Gazetarja Behishta Arghand

Kronikë

Gazetarja që intervistoi Talebanin rrëfehet për BBC: Akoma po dridhem! Kam humbur gjithçka, s'doja që të ikja! Shqipëria një vend i bukur, s'kisha parë kurrë det

27 Shtator 2021, 19:52| Përditesimi: 27 Shtator 2021, 20:21

  • Share

TIRANË- Behishta Arghand është një nga gazetaret që karriera e saj ndryshoi brenda një dite. Ajo u bë gazetarja e cila intervistoi për herë të parë një taleban, pas marrjes së pushtetit, e ndërsa këtë moment, ajo e kujton ende, madje rrëfehet se i ngjall frikë, edhe pse ka kaluar kohë. Në një rrëfim për BBC, nga Shqipëria, aty ku është strehuar, pasi jeta e saj në Afganistan ishte në rrezik, Arghand thotë se ende dridhet kur e kujton atë intervistë.

“Po dridhesha, isha shumë e frikësuar sepse ishte hera e pashë nga afër një taleban, akoma dhe tani jam e tmerruar, jam akoma e frikësuar”, ka rrëfyer ajo.

Behishta Arghand duke intervistuar talebanin

Kjo intervistë ishte e fundit për të, pasi u detyrua që të largohej nga atdheu i saj. Shqipërinë e cilëson një vend shumë të bukur, por mes lotëve shprehet se i mungon shumë atdheu i saj, Afganistani. Ajo tregon se ka vizituar shumë vende të bukura, por në këtë fazë të jetës, thotë se nuk i intereson, pasi ka ende zemrën dhe shpirtin në Afganistan.

“Nuk kisha parë më parë oqean, Shqipëria është një qytet i bukur, kemi qenë në vende të bukura, por nëse Shqipëria, nëse e gjithë bota do të kthehej në një parajsë, nuk është e rëndësishme. Shpirti dhe zemra ime është ende në Afganistan”, thotë ajo.

Behishta Arghand ka dhe një mesazh për talebanët.

“Mesazhi im për Talebanët, ju mund të merrni të gjithë qytetin, por një ditë ju e dini që do të humbi një gjeneratë që është si një diamant, ata shkëlqejnë, ju humbisni një gjeneratë të fuqishme. Unë nuk doja kurrë që të lija vendin, unë kam humbur gjithçka, nga fëmijëria ime deri tani, kisha punuar për ëndrrat e mia, por tashmë gjithçka ka nisur nga zero. Më mungon shumë puna ime, e doja shumë punën time, thjesht dua që një ditë të kthehem pas”, tha ajo.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 27/09/2021 20:48

    Shqiperia qytet i bukur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?