Gazetarja shqiptare në Oksford: E diela e Pashkëve e frikshme! Kam ‘thyer’ karantinën (VIDEO)

13 Prill 2020, 11:01| Përditesimi: 13 Prill 2020, 13:38

  • Share

Nga Oksfordi gazetarja shqiptare Izaora Ndoj ka folur për situatën e krijuar atje nga koronavirus dhe festimin e Pashkëve në këtë periudhë.

E ka konsideruar një të dielë të frikshme atë të Pashkëve të këtij viti ndërsa shprehet se edhe pse vendi ndodhet prej më shumë se katër javësh në karantinë, vetë ka zgjedhur ta ‘thyejë’ atë duke bërë herë pas here ecje rreth një orë në rrugët pranë shtëpisë.

E diela e Pashkëve për britanikët ka qenë në fakt e frikshme pasi shifra e vdekshmërisë I ka kaluar 10 mijë persona. Në fakt po punojmë nga shtëpia, është java e katërt që jemi mbyllur. Unë nuk e kam zbatuar, pasi kam zgjedhur të bëj vrap ose ecje një orë, një orë e gjysmë, pasi është relaksuese. Është e frikshme në fakt të shohësh Oksfordin, këtë qytet studentësh, pa gjallëri” shprehet gazetarja, e cila masat e vendosura nga qeveria britanike nuk I konsideron shumë të ashpra.

Ora 11:15
Gazetarja shqiptare në Oksford: Po punohet për vaksinën, në vjeshtë do jetë gati (VIDEO)

Nga Oksfordi, aty ku punon dhe jeton tashmë prej disa vitesh, gazetarja Izaora Ndoj ka dhënë një lajm të mirë: Atje po punohet për një vaksinë e cila pritet të jetë gati në vjeshtë, teksa flet edhe për situatën dhe masat e marra atje.

“Po flitet për një vaksinë, një grup studiuesish në Universitetin e Oksfordit po punojnë për të, po sipas të gjithë të dhënave që kam marrë, po punohet prej 3 javësh. Shpresojmë që deri në vjeshtën e këtij viti të kemi finalizuar vaksinën kundër koronavirus” sqaron gazetarja. 

Sipas gazetares më shumë sesa masat e rrepta, në Britaninë e Madhe bie në sy ndërgjegjësimi i njerëzve për t'u vetëkarantinuar dhe për të ndjekur rregullat e vendosura nga autoritetet.

 

D.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nick: 15/04/2020 23:02

    Mire ke ba qe ke vrapuar po nuk ke thy karantinen,

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 13/04/2020 11:08

    Oj kungulleshke shko thyej ndonje gje tjeter,se per vrap apo per ecje del cdo njeri e jo vetem ti naltmadhni

    Përgjigju
    • Nick: 15/04/2020 23:00

      Mire ke ba me vrapin, po nuk ke thye karantinen

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?