Gazetarja shqiptare tregon situatën nga koronavirus në Kanë: Bashkia shpërndan maska në çdo shtëpi, shtyrja e Festivalit do të dëmtojë bizneset…

23 Prill 2020, 14:35| Përditesimi: 23 Prill 2020, 14:39

  • Share

Pamja që bota të afron gjatë këtyre muajve është pak a shumë e njëjtë në të gjtiha vendet e botës. Mes vendeve ‘moskokëçarëse’ që kanë marrë masa të lehta, koronavirus ka boshatisur edhe vendet si Kana, rrugët e së cilës në këto kohë duhet të ishin mbushur nga tursitët e shumtë.

Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, gazetarja shqiptare që jeton dhe punon në Kanë tashmë prej disa vitesh, Ami Bekteshi tregon situatën atje. Ajo thotë se rrugët e qytetit lahen çdo mëngjes me klor, ndërkohë që bashkia shpërndan maska dhe fletushka me informacione falas.

Kana sigurisht që është një nga qytetet më të bukura në botë. Për shkak se turizmi është I shtrenjtë, bashkia ka të ardhura dhe buxhet të lartë, ndaj në aspektin e sigurisë Kana ka qenë më e organizuar se qytetet e tjera.  Lahet pothuajse cdo ditë me klor rrugët kryesore dhe e ndjejmë pothujase cdo ditë, para disa ditësh bashkia në kutinë e postës kishte dhuruar maska për familjet dhe broshura me informacione.” shprehet Ami Bekteshi.

Ndikim sipas saj do të ketë edhe shtyrja e Festivalit të Kanës, e cila për bizneset ishte një burim shumë I mirë të ardhurash, pasi qyteti mbushej me turistë të shumtë.

“Një nga kongreset e biznesit është anuluar, Festivali i Kanës gjithashtu është shtyrë në një afat të pacaktuar, mendohet në qershor ose korrik, ky është festivali më i rëndësishëm dhe bizneset përfitojnë në atë kohë sepse ka shumë turistë, në maj këtu duhet të kishte lëvizje shumë të mëdha, por situate është e qetë me kontrolle shumë të mëdha të policisë”, tregon nga Kana gazetarja.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?