Gazheli në aktivitetin e CEFTA

Gazheli në Bruksel: Të fillojë sa më shpejt zbatimi marrëveshjes së Korridorit Blu me Italinë

8 Dhjetor 2022, 15:36| Përditesimi: 8 Dhjetor 2022, 15:40

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli po merr pjesë në aktivitetet e organizuara në javën e CEFTA-s në Bruksel ku po zhvillohet një sërë aktivitetesh me qëllimin kryesor lehtësimin e tregtisë drejt tregut të përbashkët evropian.

Në fjalën e tij, Gazheli u shpreh se samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua këtë javë në Tiranë ndër të tjera theksoi edhe liderët e Bashkimit Evropian theksuan progresin e “Green Lane” të tregtisë mes BE dhe vendeve të rajonit dhe bën thirrje për zbatimin në të gjitha pikat kufitare me BE duke respektuar legjislacionin evropian.

Sipas Drejtorit të Doganave, në deklaratën e Samitit të Tiranës u vlerësua edhe iniciativa për Blu Lanes që do të lehtësojë tregtinë mes Porteve në detin Adriatik dhe do ndikojë në përmirësimin e kontrollit të kufijve, uljen e kohës së pritjes për pasagjerët dhe mjetet e transportit detar duke dhënë kontribut në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Parë në këtë këndvështrim Gazheli vlerësoi se përshpejtimi nga ana e CEFTA/SEDD i zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Doganave Shqiptare dhe Autoriteteve Italiane të Doganave do të kishte impakt pozitiv në shkëmbimin e informacioneve paraprake dhe do të lehtësonte lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave që transportohen në rrugë detare.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?