Përfaqësuesi i 'Border Force International' dhe Genti Gazheli

Ekonomi

Gazheli takim me ‘Border Force International’: Bashkëpunimi me partnerët, i rëndësishëm në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme

9 Qershor 2021, 19:05| Përditesimi: 9 Qershor 2021, 19:08

  • Share

Administrata Doganore Shqiptare dhe “Border Force International” të Britanisë së Madhe shumë shpejt do të nënshkruajnë e një Memorandumi Mirëkuptimi në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fuqizimin e kontrollit kufitar për të luftuar trafiqet e paligjshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, pikanë kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ndërsa palët shprehën mirënjohjen dhe vlerësimin  për punën dhe mbështetjen e deritanishme për administratën doganore shqiptare.

Përfaqësuesit e Border Force International u informuan edhe për zhvillimet  në Aeroportin e Kukësit “ Flatrat  e Veriut”.

Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli "Agilent”, në  funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?