Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar tek Unaza e Re menjëherë pas shoqërimit të ish-deputetit të PD, Klevis Balliu. Ai nga atje ka deklaruar se shoqërimi i Balliut është një hakmarrje politike dhe një veprim i paligjshëm.
"Ne jemi përkrah tyre nëe 24 orë të ditës. Jam këtu për tu dhënë mbështejet nga PD. Mbi djeresën e tyre nuk ekzekutohet asnjë akt korruptiv . Është një hakmarrje politike dhe një veprim i paligjshëm. Sot në burg duhet të jenë ata që vjedhin projektin korruptiv 20 mln euro. Balliu ka qënë në mbështetje të tyre " ka deklaruar ndër të tjera Bardhi.
Lajmi kryesor:
Kundërshtoi policinë në tubimin e paligjshëm, arrestohet ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu (VIDEO-FOTO)
/r.k./ReportTv.al