Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter ka reaguar në lidhje me thirrjen e ambasadores amerikane në Shqipërisë, Yuri Kim për pajisjen e qytetarëve me kartën e ID sa më shpejt, në mënyrë që të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai shkruan se pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama”, që sipas tij, na ka shkatërruar ekonominë.
“T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me kartën e ID! Bëhuni pjesë i ndryshimit!”, shkruan në fund Bardhi.
Pajisja me ID është akt patriotik për të larguar nga Shqipëria virusin “Rama” që na ka shkatërruar ekonominë. Identifikimi biometrik është i domosdoshëm. T’i japim shpresë vendit! Pajisuni me ID! Bëhuni pjesë e ndryshimit! https://t.co/emTd1PcUxp
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 6, 2021
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 25 prillit, 1 mln shqiptarë pa karta ID! Apeli i Yuri Kim: Merrni letërnjoftimin e ri që të votoni, mos prisni minutën e fundit
J.GJ./ReportTv.al