Makina e Gazment Bardhit

Politikë

Gazment Bardhi i ‘kopjon’ targën dhe llojin e makinës Lulzim Bashës

12 Janar 2022, 16:59| Përditesimi: 12 Janar 2022, 17:09

  • Share

Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, duket se kanë një preferencë me makinat gjermane e kryesisht me ato të tipit ‘Mercedes Benz’. Kryetari i Partisë Demokratike ka përdorur një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targa “AA 111 EN”. Por siç duket një mjet të tillë e madje me targë pothuajse të ngjashme po përdor edhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazment Bardhi.

Teksa ka dalë nga gjykata, Gazment Bardhi është fotografuar me një makinë thuajse identike si e Bashës me targa ‘AB 111 EN’. Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e Bardhit është marrë me qira për përdorim në kompaninë ‘Noshi’.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?