Ambasadorja Yuri Kim dhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi

Gazment Bardhi i përgjigjet deklaratave të Kim për opozitën në Real Story: Shpresojmë që PD të përfaqësojë vendin

20 Janar 2023, 09:57| Përditesimi: 20 Janar 2023, 10:08

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim në Real Story sa i përket situatës ‘e luftës’ në PD.

Bardhi shkruan se shpreson se PD do të përfaqësojë të ardhmen dhe të jetë e aftë të drejtojë vendin. Deklaratat e kryediplomates erdhën pas përçarjes së madhe brenda Partisë Demokratike, e cila së fundmi është duke u përballur me një tjetër betejë, atë të Gjykatës. Ngërçi i Partisë Demokratike përpos debateve brenda llojit, betejën e madhe e kanë në Gjykatë se cila prej selive blu, do të arrijë të marrë vulën. 

“Gjithmonë bashkë, gjithmonë përpara…Shpresa jonë është që PD do të përfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë ta tërheqë Shqipërinë përpara, ta drejtojë përpara, jo pas!”- shkroi Gazment Bardhi.

Kujtojmë se ambasadorja e SHBA-ve ishte mbrëmjen e shkuar përballë gazetarit Sokol Balla në Real Story, Report Tv.

Kim komentoi mes të tjerash opozitën dhe situatën brenda Partisë Demokratike. Kësaj force politike, Kim i kërkoi të shohë nga e ardhmja për të qenë një forcë qeverisëse dhe jo të shkojë pas.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?