Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në një konferencë për shtyp nga selia blu, tha se Suel Çela në Elbasan, është angazhuar në mbledhjen e firmave për Kuvendin e PD. Suel Çela njihet si një person problematik me disa rekorde kriminale në qytetin e Elbasanit. Suel Çela ka qenë edhe subjekt i OFL.
"Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela."-tha Bardhi.
Lajmi kryesor: