Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e ka quajtur një strategji të rëndësishme, faktin që TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë.
"Kjo është strategjikisht e rëndësishme. TAP do të transportojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë përmes Greqisë dhe Shqipërisë, duke e bërë Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë. Diversifikimi i energjisë = zgjedhja = siguria = pavarësia", shkruan ajo.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka bërë me dije se një objektiv është të ndërtohet dhe gaz-sjellësi Adritiko- Jonian.
"Besoj që ju e keni dëgjuar që objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit të ndërtojmë dhe gazsjellësin adritiko jonian. Ai është një ndryshim i madh në hapësirën ku ne jetojmë dhe sot me planin e madh të BE është një mundësi reale siçc është një mundësi reale shtrirja e rrjetit të furnizimit me gaz në territor për familjet dhe bizneset", ka thënë Rama më herët.
Do behet shqiperia mender jush thuaj, qe ka per tu bere koshi I plehrave Te gjith europes.
Përgjigju