Atletja Luiza Gega

Sport

Gega e papërmbajtshme, triumfon edhe në garën e 5000 metrave: S'dhashë maksimumin, po ruhem për disiplinën time (VIDEO)

20 Qershor 2023, 13:54| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 15:17

  • Share

Luiza Gega po performon në mënyrë mbreslënëse kohët e fundit. Sot, në Lojrat Europiane, disiplinën ekipore, atletja është renditur e para në garën e 5000 metrave, duke lënë pas kundërshtarë tepër të fortë që më herët janë shpallur edhe kampione Europe.

Megjithatë kjo nuk është pika më e fortë e Luiza Gegës, pasi të enjten ajo do garojë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Pas fitores së sotme ajo u shpreh se ‘nuk ishte garë e lehtë, pasi atletja që u rendit e dyta ka dalë e treta në Botërorin e fundit’. Këto gara vlejnë për të siguruar pjesmarrjen në Lojrat Olimpike që zhvillohen verën e ardhshme në Paris.

 

Ne.k./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 20/06/2023 16:37

    Një bravo të madhe dhe suksese për kampionen!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?