Skënder Gega

Sport

Gega: Nuk ka presion para sfidës me Kukësin, në verë isha afër verilindorëve

6 Tetor 2018, 14:53| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 15:40

  • Share

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në prag të sfidës me Kukësin për javën e tetë të Superligës shprehet se te të kuqtë nuk ka presion, pavarësisht se në këtë 90 minutësh vijnë si të parët në renditje. 

Kukësi vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Skënderbeut, mos është momenti i duhur për të përfituar?

Mendoj që Skënderbeu-Kukësi ka qenë një ndeshje e luftuar. Edhe pse ka humbur karshi Skënderbeut, mendoj që Kukësi do vijë për të dhënë 100% kundër nesh. Jemi përgatitur për t’u vlerësuar. Është një ekip për t’u vlerësuar. Ne jemi gati për të dhënë më të mirën.

A do të ndikojë presioni i vendit të parë në ndeshjen ndaj Kukësi?

Vetëm 7 javë, deri tani kemi punuar dhe jemi munduar që të largojmë presionin. Jemi të ndërgjegjshëm, që është vetëm fillimi, me të gjitha këto ekipet do të luajmë edhe 3 herë të tjera. Njeriu duhet të jetë me këmbë në tokë. Patjetër që rritet presioni gradualisht. Kjo ndeshje është ndeshja e radhës. Do i vlerësojmë dhe respektojmë aq sa duhet, por jemi gati që të japim maksimumin.

Çfarë bëni për të mbajtur euforinë nën kontroll?

Mundohemi të flasim dhe të punojmë. Të korrigjohemi nga gabimet edhe pse me Tiranën, Flamurtarin, Teutën mendoj që kemi bërë një performancë të mirë. Jemi munduar që secili nga ne të korrigjohet. Gabime që janë shfaqur në 90 minuta t’i eliminojmë. Por është një ndeshje tjetër, një pamjet tjetër. Shpresoj të futemi me po atë rritëm dhe dëshirë.

Mendoni se presioni është në krahun tuaj apo në krahun e Kukësit?

Nuk ka vend për presion, ne po shikojmë punën tonë dhe kemi objektivat tona. Do ia marrim ndeshjet një nga një. Nuk kemi asnjë presion. Mbese presioni mund të jetë te kundërshtarët se vijnë pas një humbje. Ne thjesht duam që të jemi 100 % fizikisht mirë dhe të fokusuar. Më pas çdo gjë t’ia lemë 90 minutëshit.

Tani që jeni në vend të parë, mund të thoni publikisht që Partizani është për titull?

Në qoftë se pas 2 javësh mbaron kampionati do të thoja me kënaqësi që jemi për titull se jemi 3 pikë përpara, por do luajmë edhe 3 ndeshje me secilin kundërshtar. Është një kampionat jashtëzakonisht i gjatë. Çdo gjë mund të ndryshojë në 2 javë, shpresoj kurrë mos ndryshojë, po ju e shikoni se është një kampionat mjaft i ngjeshur dhe i fortë. Ekipet janë shumë afër. Ky është qëllimi. Duhet të kemi durim dhe t’ia lemë kohës.

Është më e lehtë për ju të menaxhoni një skuadër me futbollistë të rinj në moshë?

Unë kam punuar me 21-vjeçarët, është komplet një status tjetër me klubet. Jam i kënaqur, në fillim jam ballafaquar me lojtarët me eksperiencë që kanë një peshë të madhe te Partizani. Kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Idetë dhe qëllimet tona janë sheshuar që në fillim. Është me e lehtë të punosh me moshën e re sepse vijnë me një dëshirë të madhe. Në qoftë se ne i tregojmë objektivat dhe detyrat, është shumë më e lehtë. E rëndësishme është që këta të rinjtë të bëjnë progres. Ka shembuj të mirë Partizani, që mund të eliminohet ballafaqimi me mua. Të luash karshi Trashit, Telushit, Alban Hoxhës, them se është benefit i madh. Liderat që kemi në ekip janë në gjendje të mirë dhe në ato standarte që mua më ndihmojnë si trajner.

A është Kukësi një barometër për objektivin titull të Partizanit?

Nuk besoj se është barometër për titullin. Është një ndeshje e radhës që ne duhet t’i marrim maksimumin. Është ndeshja e parafundit e fazës së parë. Kemi dhe 3 faza të tjera. Do mundohemi të korrigjohemi. Një pjesë po bën progres të jashtëzakonshëm, një pjesë tjetër është po ajo që ka qenë. Numri i lojtarëve pretendentë për të luajtur, po rritet edhe në stol. Në këtë ndeshje shkojmë vetëm për fitore, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Është futboll edhe t’ia lemë fushës.

Do ketë rotacion në formacion? Hebaj nuk e ka gjetur rrjetën, ndërkohë që Mensah shënoi…

Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që Mensah ka ardhur te golit. Po t’i shikoni dhe golat, të gjithë kanë shërbyer nga një pjesë. Kjo është e rëndësishme për mua. Hebaj se ka pasur atë fat që të jetë afër golit. Punojmë çdo ditë dhe deri ditën e pasnesërme do të bëjmë më të mirën. Ky është perceptimi i njerëzve, nuk janë absolute zgjedhjet që bëjmë. Të gjithë janë gati. 15-16 veta janë pretendentë kryesor për të luajtur. Vetëm se duhet të edukohemi me vendimet. Në këtë prizëm nuk lëviz nga idetë e mija.

Si i komentoni zgjedhjet e Panuçit?

Kam qenë në pozicionin e trajnerit të ekipit Kombëtar U21. Rezultatet do e tregojnë nëse ka gabuar apo jo. Performancat e lojtarëve që janë grumbulluar me Kombëtare do e tregojnë nëse Panuçi ka bërë zgjedhjet e duhura. Është kompetencë e tij. Unë mendoj se jo vetëm te Partizani, në Superiore ka lojtërë që kanë vlera, për tu afruar, për t’iu dhënë mundësia. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë. Për fat të mirë e shikoj që Trashi, Telushi apo dhe Asani nuk janë të shqetësuar pse nuk janë thirrur në Kombëtare. Për mua është e rëndësishme që ata të kenë një performancë të mirë me Partizanin. Me Panuçin, pa Panuçin, ai që luan futboll një ditë do shkoj aty ku duhet.

A është normale që kryendeshja Kukësi-Partizani të luhet ditën e hënë në orën 13:45?

Është e vërtetë, është shqetësim. Unë personalisht nuk kam ndonjë eksperiencë të madhe në Superiore, ndoshta jashtë shtetit luhet në 13:45, por kjo nuk është zgjidhja jonë. Ne nuk jemi ekipi pritës. Në fakt u shqetësova sepse duhet të ndryshojmë edhe oraret, edhe ushqimin. Rregjimi jonë do jetë ndryshe. Edhe kundërshtari këtë do bëjnë nuk është se jemi vetëm ne. E rëndësishme është që në çdo lloj situata, në çdo lloj orari ne të jemi gati. Nuk ka kthim mbrapa. Për mua do të ishte shumë interesante që tifozat, që janë lojtari i 12-të, të vijnë dhe të na mbështesin. Lojtarët janë të lidhur shpirtërisht me tifozët?

Është një manovër e kundërshtarit për t’iu dëmtuar?

Do luajmë në të njëjtën fushë, në të njëjtin orar. Nuk besoj se kundërshtarët e kanë bërë këtë gjë për manovër. Nuk më ka shkuar mendja dhe nuk më intereson.

Para se të vinit te Partizani, u përfol për një kalim te Kukësi…

Është diçka e kaluar, që nuk përfundoi. Madje nuk shkoi as në gjysëm. Thjesht dëshira e 2 palëve. Unë e respektoj Kukësit dhe vazhdoj ta respektoj sepse është një klub me vlerë. Presidenca ka bërë të pamundurën. Do isha gati të punoja, thjesht ndoshta nuk qe momenti. Më mirë që su bë. Sot jam në shtëpinë time.

Rritja e çmimit të biletave a mos është një tjetër manovër për mos pasur shumë tifozë të Partizanit në stadium?

Këtë pjesë nuk e mbuloj dot, sepse nuk i di manovrat. Jam njeri që e lexoj lojën. I shoh gjerat dhe jam drejtpërdrejtë në këshilla. Për pjesën tjetër jashtë stadiumit s’kam qenë kurrë i interesuar. Duhet të jemi më shpirtmëdhenj, duke pasur parasysh ketë ekonomi dhe këto të ardhura që ka Shqipëria. T’i lemë njerëzit të vijnë te sporti, se është një 2 orësh që na bashkon. Jo çdo njeri e ka mundësinë për të udhëtuar në Elbasan, e aq më tepër të marrë një biletë të shtrenjtë.

Në këto 7 javë Partizani ka pësuar më pak gola nga të gjithë edhe pse nuk luan në mbrojtje. Si ja del mbrojtja të funksionojë aq mirë? 

Edhe javën që kaloj ishte afërsisht një pyetje e tillë. Unë mendoj se rritja e disa lojtarëve ka ndikuar. Jemi munduar të fusim frymën e grupit. Në momentin që ne mbrohemi, të jetë i gjithë grupi aktiv. Nuk është vetëm katërshja e mbrojtjes që ka meritë patjetër, plus edhe portieri që është një pikë e jona kryesore. I gjithë grupi po funksionon në të dyja fazat. Mbështetjen e sulmit po e bë edhe faza e mbrojtjes, Trashi dhe Ibrahimi i kanë ndihmuar sulmuesit. Jemi koordinuar, jemi modifikuar, meritën kryesore besoj e ka ekipi. Por, elementë të ndryshëm që më përpara kanë pasur problem tranzicionin për t’u kthyer mbrapa siç është Asani dhe Bardhi, po e bëjnë jashtëzakonisht mirë. Kjo është një nga pikat kryesore që deri tani ka funksionuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?