Foto ilustruese

Gëlltiti pesë pako me kokainë, ndërron jetë 44-vjeçari serb në Korfuz

11 Gusht, 16:52| Përditesimi: 11 Gusht, 16:57

  • Share

Korfuz-Një 44-vjeçar serb ka ndërruar jetë, pasi kishte gëlltitur pesë pako me drogë, të cilat i shkaktuan ileus (patologji e karakterizuar nga mosfunksionimi i zorrëve).

Ai ndodhej me pushime në jug të Korfuzit dhe u gjet i pajetë në shtëpinë ku po qëndronte më 7 gusht.

Pas ekspertizës në trupin e tij u gjet pesë pako plastike me një lëndë narkotike në pluhur, me ngjyrë të bardhë, ndoshta kokainë dhe me peshë 83 gram, shkruan prothotema.gr.

“Paketimet plastike nuk ishin plotësisht të mbyllura mirë kur ai i gëlltiti. Si rezultat pas gëlltitjes ato fryheshin dhe çuan në ileus dhe thithjen e lëngut gastrointestinal në mushkëri”, shprehen mjekët.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?