Foto ilustruese

Gëlltiti zarfin me kokainë për t'iu shmangur kontrollit të policisë, arrestohet shqiptari në Itali

26 Maj 2022, 21:27| Përditesimi: 26 Maj 2022, 21:35

  • Share

Agjentët e Policisë së Komisariatit të Spoletos në Italia kanë arrestuar një të ri shqiptar, i cili në tentativë për t’iu shmangur kontrollit policor, ka gëlltitur një zarf që përmbante lëndë narkotike kokainë.

Itali-Një shqiptar është arrestuar nga Agjentët e Policisë së Komisiaratit të Spoletos , i cili tentoi t'i shmangej kontrollit të policisë, duke gëlltitur një zarf që kishte një sasi kokaine.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 majit, por është publikuar ditën e sotme nga mediat italiane.

Gjatë patrullimeve në Pontebari, një zonë e frekuentuar kryesisht nga trafikantë dhe shpërndarës droge, efektivët e policisë vunë re një të ri, të identifikuar më pas si shtetas shqiptar, i cili tërhoqi vëmendjen e karabinierëve duke tentuar të fshihej.

Pas dëshmisë në polici se kishte gëlltitur lëndën narkotike, i riu iu nënshtrua një ekzaminimi dhe terapie për të shmangur rreziqet që mund ‘i vinin në shëndet.

Sipas policisë italiane, i riu shqiptar rezulton se është ndaluar edhe një herë në të njëjtin vend ku i janë gjetur 11 pako me kokainë gati për shitje.

Në përfundim të aktgjykimit në lidhje me këtë rast, shqiptari i asrrestuar në Itali u dënua me 8 muaj burg dhe 2000 euro drogë, me marrëveshje për pranimin e fajësisë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?