Genar Topalli, Cindy Marina

VIP & Spektakël

Genar Topalli ‘qetëson’ Eva Muratin, tregon për shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

17 Shtator, 15:30| Përditesimi: 17 Shtator, 17:20

  • Share

Genar Topalli, djali i politikanes Jozefina Topallit ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë.

Genar Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësaj të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare.

Më shumë sesa një sqarim për publikun, ky reagim duket sikur është dhe një ‘përgjigje’ për ish-partneren e tij, Eva Murati, e cila në një koment në rrjete sociale pretendoi se ajo dasmë ishte totalisht e financuar nga paratë e vjedhura të popullit.

“Të dashur miq, familjarë dhe të njohur,

Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.

Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.

Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.

Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.

Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.

Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative.

Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.

Me respekt,

Genar Topalli”

K.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aleks: 18/09/2025 19:59

    Më duken aqrime idjote. Ky eshte niveli. Nje nivel shume shume I ulet. Nje familje e zgjyar e modeste nuk ishte tè publikonte darmene në rhetet sociale. Eshte eveniment privat familjar. Por në shqiperi vuajne nga deliri i pasurise, deliri i mburrjes dhe deliri injirances. Edhe ky sqaron u bë me leket e mia dhe tè vjerrit. Tamam idjotsira

    Përgjigju
  • Unë: 18/09/2025 13:34

    Vendi ynë është shumë i pasur.Pushtetarët e kanë mjelë për 35 vite dhe përsëri ka qumësht.U lumtë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?