Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. Gjokutaj shkruan se armiqtë e dikusrshëm të PD-së, që sot janë “penduar” po përgatiten të asgjësojnë Berishën dhe madje sipas tij disa janë ende deputetë.
Gjokutaj deklaron se "lufta me ta sot është më e ashpra", duke shtuar se "do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje", një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.
“Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj! Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën!
Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër te klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum”, shkruan Gjokutaj.
Për këtë postim, ka reaguar edhe deputetja demokrate Flutura Açka, e cila nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit në shtator. Açka shprehet se të gjithë luftën e ka me Gazment Bardhin dhe disa deputetët të tjerë, duke ngritur pyetjen nëse ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Demokratike. Ajo ironizon dhe gjendjen e brendshme në PD, duke e quajtur atë “tokë e xanun”.
"Nuk kam fjalë! Shpjegimet i kanë të gjitha vetë këto fjalë. E të mendosh që të tillë ankohen gjithë ditën se drejtësia bën politikë. Ky ēshtë kërcënim publik! A është ky qëndrim zyrtar i PD-së? Të gjithë luftën duket se e kanë me Gazin dhe shokët é tij. Po partinë prej Gazit, dhe një shoqe të Gazit, e keni ore tē uruar! PD, tokë e xanun! Demokratë të të gjitha halleve, çduroni! T’ju ketë nisur java mbarë!", shkruan Açka.
Komente

Znj.Acka,keni shume te drejte.Gazment Bardhi ishte /Kolona e peste/e Berishes perbrenda PD.Dhe asnjeri,as Basha,as Alibej dhe asnje demokrat tjeter nuk i kerkuan llogari e nuk mbajten qendrim ndaj tij.Personalisht jam per demokraci te brendeshme ne te gjitha partite,jam per rebelet e kryengritesit e brendshem me kauza te besueshme,por jo per te pabese e per ata qe veprojne nen rrogoz.S.d.q akoma nuk dihet pse e beri Bardhi kete,cfare i kishte premtuar Berisha,asnje demokrat,asnje media nuk i ka kerkuar shpjegime per kete veprim.
Përgjigju