Genc Gjokutaj thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, vajza e Berishës: Ka të drejtë, revolta do të ndodhë! Berisha e Malltezi po persekutohen

29 Korrik, 13:47| Përditesimi: 29 Korrik, 16:34

  • Share

Për Argita Malltezin, vajzën e ish Kryeminisitrit Berisha, thirrjet për rrahje policesh dhe vrasje patronazhistësh nga ana e avokatit të babait të saj Genc Gjokutajt janë të drejta dhe madje nisja e hetimit ndaj tij është persekutim politik.

“E konsideroj procedimin penal ndaj z. Gjokutaj si një persekutim politik, të një zëri opozitar por edhe të avokatit të kryetarit të PD, Sali Berisha. Përpara se të shqetësohem për eufemizmat e z. Gjokutaj unë shqetësohem për ata njerëz që qëndrojnë në arrest politik apo të çfarëdollojte në burg apo shtëpi”

Në konferencën për gazetarët një ditë para seancës në GJKKO për masën e sigurisë ndaj babait dhe bashkëshortit të saj, znj. Malltezi tha se revolta që thotë Gjokutaj do të ndodhë dhe është normale.

“Jamarbër Malltezi ka 9 muaj në arrest pa ligj. Sepse është urdhëruar prokuroria. Kraja, Millonai Dumani veprojnë sipas urdhrit.  Cili do të jetë reagim? Unë dal para jush, po ata që nuk e kanë këtë mundësi? Në cilin vend të botës ndodh që patronazhisti të të vjedhë të dhëna personat. Të gjitha këto padyshim që do të ngrenë revoltën popullore. Pa diskutim që do të ketë reagime”

Malltezi e mori fjalën pasi avokat Gjokutaj u pyet për deklratën e tij, të cilit ashtu si në shfajësimin e parë vijoi të të lehtësojë pozitën e tij ligjore, sicc bëri me modifikimin e postimit në Facebook dhe të vinte thonjëzat në thirrjen “Vritini” patronazhistët, ndërsa për rrahjen ndaj policëve nuk duket i penduar. 

Në komunikimin me mediat, Argita Malltezi dhe avokatët e tjerë të Berishës, siç e kanë bërë zakon, sulmuan SPAK, në veçanti Dumanin dhe prokurorët që po hetojnë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin për aferën Partizani. Sipas saj SPAK vepron sipas shkopit të dirigjinetit nga politika. Mes avokatëve të Berishës ishte në konferencë edhe Klodiana Gjyzari, ish gjyqtare e Apelit të Vlorës, e cila u përjashtua nga vettingu prej sistemit të drejtësisë për probleme të pasurisë por edhe një seri vendimesh të denoncuara për shkelje, mes të cilave edhe gjykimin e një të vdekuri.

Ora 16:25
Bëri thirrje për rrahje policësh dhe vrasje patronazhistësh, Genc Gjokutaj justifikon thirrjet për dhunë: Ishin letrare! Pyet gazetarin: A ke mbaruar Filologjinë?

Thirrjet për thyerje të sporteleve dhe rrahjen e efektivëve të policisë që avokati Genc Gjokutaj bëri tre ditë më parë përmes një postimi në facebook sot i veshi ngjyra letrare.

Sot në konferencën për median krah vajzës së Sali Berishës, të cilin e mbron në dosjen për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, Gjokutaj  tha se thirrjet për vrasje nuk ishin për të vrarë njerëz por për të zhdukur fenomenin e Patronazhistit.

Megjithëse në fund e pranoi se kishe bërë gabim e tha se ishte gati të mbante përgjegjësi për deklaratën e tij, sulmoi dhe gazetarin i cili bëri pyetjen ‘e padëshiruar’

"Nuk flasim për shkrim e këndim këtu. Shikoni Po unë e kam bërë atë status. Kjo ka të bëjë natën kur u vendos amendimi i Kodit Zgjedhor. 
Në optikën time rrotacionin e shikoj vetëm në bazë të protestës popullore. Kam thënë në atë status thyeni cdo sportel. Unë nuk e di sesa e kanë studiuar letërsinë. Të thyesh sportel nuk sjell ndonjë zhvillim. Ka korealicion me zgjedhjet. Nuk është hartim temë e lirë. Ka lidhje me zgjedhjet e lira.  Këta do të vijojnë me patronazhistët apo do të kemi zgjedhjet e lira. Kush janë sportelet, janë fondet publike, paratë që u merren miletit. Taksat që duhet të vihen në shërbim të njerëzve, e jo të pushtetit të nesërm.

Rrihni cdo polic—ajo është mosbindja civile sepse nuk del njeri e rrihet me policin se është I gomuar. U them vrisni, nuk e di nëse ju keni arsim letërsinë? Filologjinë keni mbaruar?

‘Vrisni’ është në thojza. Unë i dal për zot kësaj pune. Vrasja nuk është për të bërë unë thirrje të vriten njerëz, vrasja është zhdukja e fenomenit të patronazhimit. Ky është thelbi i statusit. Mos u merakos se asnjë patronazhist nuk do të vritet, e as një polic nuk do të rrihet e asnjë sportel nuk do të thyhet. Bravo të qoftë për kurajon që ke ke rënë në dashuri me këtë pushtet e shqetësohesh për një thirrje që kam bërë unë qoftë dhe gabim të jetë ajo. E konsideroj qëndrimin jo qytetar.

Policia ka njoftuar se ka nisur procedim penal për Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“

Për Argita Malltezin, vajzën e ish Kryeminisitrit Berisha, thirrjet për rrahje policesh dhe vrasje patronazhistësh nga ana e avokatit të babait të saj Genc Gjokutajt janë të drejta dhe madje nisja e hetimit ndaj tij është persekutim politik.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2024 02:59

    Marrezite e Gjokutajt,pas nje nate te gjate e te lodhshme ne Kuvend dhe falen,por BIJA E BABIT nuk e ndihmon ceshtjen e babait e burrit,duke dale para kamerave pikerisht nje dite para vendimit te Gjykates e duke i perseritur me pasion e seriozitet.Eshte diplomuar dhe ne drejtesi pale,duhet t'a dinte kur te qepte gojen!!

    Përgjigju
  • TemO: 29/07/2024 18:56

    NJOFTIM: Lutemi,njoftoni nëse KA NDONJË GJYKATËS QË MENDON PËR POPULLIN & JO PËR SB,IM,LB,MK,F.M- GËRDECIN,ZENIN,GITËN,MALLTEZIN,MULIN ME VILË 750.000 €,PALLAT TE LIQENI,NË SARANDË PËR FISIN,G.BARDHIN PËR VRASJEN NË ELBASAN,SALISNIN(BABALEN)I DËNUAR 1 VIT BURG DHE APELI SHTYN GJYQET 12 HERË SE..ka vëllanë në KQZ me PS.!. Luten,njoftoni: A është e vërtet se SPAK kërkoi arrest në burg për J.Malltezin me 35 prona korruptive dhe Gj.Olldashi që bleu banesë te Malltezi e dërgoi në shtëpi te GITA të zjei fasule..!? A është e vërtet se SPAK kërko arrest për Like/Spiunin me 4-5 dosje krimi dhe GJKKO nuk e pranoi..!? A ka të drejtë gazetari REP.TV A.Doçi(i vetmi i paanshëm në Shqipëri)të ngrei ZËRIN PËRSËRI APO KA FRIKË SE E DHUNUAN 1 HERË..! Po NE që nuk flasim dot në TV,KU do ULURIJMË.!

    Përgjigju
  • Supaxhiu 300 evro: 29/07/2024 18:26

    Genci dobic i madh,pyet gazetarin nese ka kryer filologjikun.Ik e provoje ti dhe hunderrja e Berishes ne nje shtet evropian,duke kercenuar me vrasjet ndaj njerezve si dhe rrahjen e policeve.Menjeher sindikatat e policis duhet te denoncojn G,Gjokutaj dhe te korruptuaren e Vicidolit Argjita Mutalltezi,prokuroria menjeher duhet te hapi nje dosje dhe ti therras ne prokurori menjeher.Per te vetmen arsye sepse policia keshtu humbet besimin mbi ligjin dhe jà var komplet punes edhe nga ana morale,sepse esht nje thirrje kercenuese ndaj institucioneve te ligjit.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/07/2024 18:25

    Marrëzit me drejtësinë,SPAK,GJKKO nuk kan të sosur.Është falur Saliu 34 vite për 101 krime..dhe vazhdon të faket GITA,MALLTEZI,ZENI,LIRIKA(Sllobodanka me nënën Sërbe Milica kolonele e UZNO(UDB) pasi jan TREDHUR NGA SB TMERR I KOMBIT. Nbahet S.Gici në burg se i vajti prostituta në zyrë(mir ja blnë) dhe qëndron në shoi Malltezi me 35 PRONA KORRUPTIVE,Si dhe të 19 kullave të KL Partizani me nga 18,19,20 kate mbi 6 mil. €.Kjo pasi Gjyqtarja OLLDASHI bleu lirë banesë të kullat e dhëndrrit Sb. Paturpësia qëndron se Sb & J.M pretendojnë se jan në arrest pa PROVA..!? Kështu,Hajdutët & frikacaket jan bër bashk & populli mban syt përpjet nga hëna..!

    Përgjigju
  • Cubi: 29/07/2024 18:00

    Po mir e ka se gjokutes duhet dhënë të drejtë. Po s'ka faj kjo se të ngrihet populli i Tiranës e ti marr para e ti coj ne vucidol me te madh e me te vogël se na ndyn Tiranën kjo rraca e qenerve. Edhe vjedhin e vrasin nga 30 e ca vjet dhe na shesin edhe mënd. Po jena populli i butë ne Shqiperia e mesme prandaj bëjn kështu këta .

    Përgjigju
  • albatros: 29/07/2024 17:34

    Mbaje pak veten o G, mos i mbush bre*ët si kalamajt. hahaha

    Përgjigju
  • Deni: 29/07/2024 17:32

    Shkoni mer FEKALE! edhe ti qe e aprovon dut te meresh ne hetim!!! Me cfare do te ndodhi?Me ato 12 vete te paguar dita e dites me shume qe te dalin ne proteste?se perndryshe th as femijet e tu nuk te kan ardhur apo vijn me protest…idioter…

    Përgjigju
  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/07/2024 16:49

    Si ka mundēsi qē hunderrja shēmtyra e flliqur Argita e shoqja e kryehajdutit bēn thirje pēr Terror e nuk arestohet. E pa besushme kto gjēra ndodhin vetēm nē Albanistan.

    Përgjigju
  • Tedi: 29/07/2024 16:06

    Thirja perdhu e dhevrssje eshte antiligjore dhe kofi penal e denon cilinfo qe e ben. Argita i nep te drejte Gjokutajt , por pasojat e dhunuesve do te jene fatale po u ngrit pjesa e madhe e popullit

    Përgjigju
  • Klaidi: 29/07/2024 15:59

    Shpirti zi ju ka atransformuar edhe pamjen e jashtme ai Gjokutaj si sallam tophat ajo si fshese bari

    Përgjigju
  • Linda: 29/07/2024 14:48

    Ardita Berisha Maltezi malokja shemtira mbeshtet thirjet kriminele te Gjokutajt se dhe ajo vet eshte bij e lindur nga nje kriminel qe nuk ngopet duke pare rremuje ,flak e gjak! Do ta bej revolten me banden e saj nderkombetare terroriste bashk me Shkelzen Berishen trafikantin nderkombetar te te gjithe llojeve e trafikimit!

    Përgjigju
    • Jaho: 29/07/2024 17:13

      @Azem, malok do te thote njeri i trashe dhe koken bosh! Por kjo vete nuk eshte maloke, eshte me keq, eshte katran me boje!

    • Azem: 29/07/2024 16:16

      Ça do të thotë malok?

  • Po mër po: 29/07/2024 14:28

    Patjetër që Saliu do lirohet se revoltohet Argita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?