TIRANË- Demokrati Genc Pollo, sot i rreshtuar krah Sali Berishës, ka krahasuar Lulzim Bashën me Zani Çaushin, një prej kapove të grupeve kriminale gjatë ngjarjeve të rënda në Vlorë gjatë vitit 1997.
Në betejën e brendshme brenda partisë, Pollo tha në emisionin 'Dekalog' se Basha është sjellë me mentalitetin “e një të forti”, duke iu referuar faktit që sipas tij, ndonëse është i shkarkuar nga shumica vijon të mbajë “me dhunë” selinë edhe pse rreth tij ka pakicën.
Zoti Pollo, nga e gjithë kjo histori përplasjeje në PD, zoti Basha rezultoi dhe doli i fortë. A e pranoni këtë?
Doli i fortë. Doli me moral shumë të diskutueshëm. I fortë doli edhe Zani Caushi.
Ky nuk është krahasim.
Absolutisht që është krahasimi i duhur.
Tani Lulzim Basha si Zani Caushi?
Varet se cili është sensi i politikës. Nëqoftëse mua si Genc Pollo që kam një parti me 100 vetë dhe ngrihen 70 dhe duan të më shkarkojnë dhe unë u them ju nuk eksiztoni. Do mbaj këta 30, apo 10 dhe mbyllem në seli. Oso Kukën nuk e meritoj, por shkoj drejt Zani Caushit. Ky është kategorizimi politiko- moral që unë do bëja për Lulzimin.
Kjo vlen për Lulzim Bashën. Të ngrihen 75 për qind për tëshkarkuar dhe ti të thuash se nuk ju konsideroj dhe të vësh blinde metalike në selinë qendrore të partisë këtë nuk e kishim parë ndonjëherë. Kemi parë uljet dhe ngritjet në demokraci në Shqipërinë postkomuniste por një refuzim të realitetit duke mbajtur vulën, ky mentalitet është si i Zani Caushit.
Persa i perkwt krahasimit ti je shum me i zi se Zani.
Përgjigju