Këngëtari, Genc Prelvukaj dhe këngëtarja, Eni Koçi

Genc Prelvukaj bën urimin e veçantë për Eni Koçin: Shok i mirë në jetë dhe vajzë e bukur në shpirt

6 Korrik, 15:48| Përditesimi: 6 Korrik, 16:02

  • Share

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen.

Këngëtarja ka marr urime të shumta, ndërsa nuk munguan edhe ato nga të afërmit dhe nga personi i saj i zemrës.

Genc Prelvukaj kishte zgjedhur t’a uronte Enin me një postim të veçantë.

Në “Instagram”-in e tij, ai ka ndarë një fotografi të Enit me vajzën, ndërsa i ka thënë se ajo është shoku më i mirë që ka në jetë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Je shok i mirë në jetë dhe vajzë e bukur në shpirt! Meriton të jesh e lumtur çdo herë! Unë dhe Adea të duam shumë!”, shkruan ai.

Çifti janë të martuar që prej vitit 2019, ata kanë edhe një vajzë së bashku.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?