Genc Tukiçi dhe Ramona Tullumani sjell magjinë e festave në një koncert krishtlindjesh në Korçë: Është publik shumë i zgjuar dhe i ëmbël

24 Dhjetor 2021, 16:08| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 16:32

  • Share

KORÇË- Tingujt e muzikës klasike, piano dhe magjinë e një atmosfere festive solli në vigjilje të Krishtlindjeve për artdashësit korçarë, dyshja e njohur e artistëve shqiptarë Ramona Tullumani dhe Genc Tukiçi.

Në një koncert krishtlindjesh në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, pianisti Tukiçi dhe sopranoja e re Tullumani interpretuan pjesë të përzgjedhura muzikore nga vetë ata.

 “Gjithmonë është një nder dhe një kënaqësi e veçantë për të qenë në periudhën e festave në Korçë, me publikun korçar sepse ky publik është i ditur, i ëmbël është i dashur i ka të gjitha”, tha pianisti Genc Tukici.

 “Është një publik shumë i ngrohtë, është një publik I cili unë mendoj që ka kulturë të muzikës klasike e njeh muzikën klasike dhe e do atë. Kjo na afron më shumë me publikun korçar”, u shpreh Soprano Ramona Tullumani.

Zgjatur për më shumë se dy orë koncerti u përcoll me entuziazëm nga publiku korçar, të cilët i shoqëruan me duartrokitje interpretimet e dyshes së artistëve shqiptarë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?