Flamur Noka dhe Jonila Godole

'Gënjen, mos e ngri zërin' Protesta e Berishës përplas Jonila Godolen dhe Flamur Nokën, deputeti: A të dhemb kur i sheh këto pamje? Sekretarja e PD: Akt tragjik!

10 Janar 2022, 22:41| Përditesimi: 10 Janar 2022, 22:52

  • Share

Sekretarja e Partisë Demokratike Jonila Godole e cilësoi protestën e Sali Berishës si ditë tragjike për të gjithë demokratët, ndërsa shtoi se në vitin 2022 ai ishte një akt i pashembullt për të gjithë shqiptarët. Godole citoi fjalën e deputetit Flamur Noka, gjë që nxiti reagimin e këtij të fundit dhe tha se sekretarja për të ndjekurit politik në PD po gënjente. Në atë moment, Godole i kërkoi të kontrollonte tonin me të dhe më pas kërkoi t’i bënte një pyetje, por Noka reagoi sërish ashpër.

Pjesë nga debati i Flamur Nokës me Jonila Godolen

Noka: A të dhemb kjo kur i shikon?

Godole: Ajo që ndodhi atë ditë është tragjike për të gjithë demokratët, për ata që janë të djathtë, për ata që e duan këtë parti ishte një ditë e trishtë, por edhe për të gjithë shqiptarët e tjerë, për ata që e panë nëpër ekrane. Unë kam ngritur një karrierë që është e pavarur nga partitë politike. Partia duhet të hapet edhe ndaj njerëzve që nuk janë pjesë e partisë.

Vasili: Jeni të dy si përfaqësues të partisë.

Godole: Unë kam karrierë të pavarur dhe jam krenare. Doja të thoja që të gjithë qytetarët shqiptarë jo vetëm demokratët, vetë kam qenë gazetare dhe e re në moshë kur më është djegur godina dhe ajo që ndodhi atë ditë ishte për të gjithë shqiptarët një akt i pashembullt në vitin 2022.

Vasili: Kush ushtroi dhunë mbi kë?

Godole: Publiku i sheh pamjet. Shqiptarët i kanë pamjet aty, unë mendoj që policia e shtetit ndërhyri me shumë vonesë. Policia e shtetit është aty dhe për gjënë më të vogël. Kur kemi një çift që janë te ndarja, ju thatë se ndoshta duhet të hysh te gjykata.

Noka: Nuk thashë ashtu.

Godole: Ashtu thatë.

Noka: Unë jam këtu dhe ti më thua çfarë thashë. Nuk dukesh fare kur gënjen. Që të mos gënjesh…

Godole: Ju lutem kontrolloni tonin dhe fjalët që thoni ndaj meje. Kam një pyetje.

Noka: Pyetjet mi bën zonja, jo juve këtu.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 11/01/2022 06:30

    Pa u larguar te dy Basha e Berisha e te gjithe pervetesuesit, nuk mund te ringrihet me PD-ja. Ata te dy por edhe Ndoka eNoka,Godolja e Duma,duhet tezhduken nga skena politike.Njeri organizon rrezimin e "kupoles" se Partise,tjetri "mbrohet" me mercenare.PD-ja eshte kethyer ne parti krimi(e tille ka qene qe ne lindje).Ajo duhet te zhduket nga skena e pluralizmit Shqiptar.

    Përgjigju
    • anna: 11/01/2022 11:32

      FSHATIT.Tamam si prej fshatrave malore ke fol.

    • Fshati: 11/01/2022 09:29

      Te largohet Basha dhe Berisha dhe ta mare ! Strazimiri apo Ristani ?

    • Riku: 11/01/2022 07:07

      Ti riku besoj je mergimtar nga bolleku qe ofron rama ne pushtet... prandaj Don te zhduket PD-ja...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?