Jorida Tabaku, ish-deputetja e PD-së, thotë se qeveria po bën gënjeshtrën e radhës për mënyrën se si po e lexon raportin e Moody's. Ndryshe nga kritikat dhe akuzat e ashpra të saj më parë, Ministria e Financave tha sot më herët se pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmetit dhe pandemisë), ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.
Tabaku shkon më tej duke deklaruar se nuk është vetëm Moody's që tregon kalbëzimin e ekonomisë shqiptare, por edhe FMN, OECD, BERZH, Banka Botërore dhe të tjerë.
"Gënjeshtra u është bërë ves dhe ai del me shpirtin politik.
Raporti i fundit i Moody’s nuk ka bërë ASNJË renditje pozitive (si thote vete Moody’s sepse nuk ka pasur qellim renditjen) por vlerësimin e ekonomisë.
Ashtu si raportet e tjera ekonomike nga FMN tek OECD flasin për një kalbëzim të qeverisë nga korrupsioni. Moneyval flet për pastrimin e parave dhe e ka klasifikuar Shqipërinë në listën gri, Banka Botërore dhe BERZH raportojnë për një krizë të thellë ekonomike dhe recesion me 9% rënie.
Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masa për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë qeveria vazhdon avazin: vjedh dhe gënjen.
Gënjeshtrat e përditshme dhe propaganda nuk e shndërrojnë të zezën në të bardhë. Ndryshimi është i pandalshëm. Kohë më të mira do të vijnë për shqiptarët dhe biznesin. Grabitësit dhe xhandarët e ekonomisë do të marrin përgjigjen e merituar,"-shkruan Tabaku.
Babale Tabaku By.***th Bardhaku
Përgjigju