Foto ilustruese

Kronikë

Histori si në filma, gënjeu bashkëshortin se ishte shtatzënë pasi dështoi, 45-vjeçarja i merr nga materniteti foshnjën shqiptares në Greqi

12 Gusht 2021, 17:15| Përditesimi: 12 Gusht 2021, 17:33

  • Share

Një histori si nëpër filmat dramatik, është ajo e përjetuar nga 26-vjeçarja shqiptare të cilës i morën foshnjën teksa po flinte paqësisht pranë saj në një maternitet në kryeqytetin helen.

Ishte një 45-vjeçare, me origjinë greke dhe nënë e dy fëmijëve ajo që i “vodhi” foshnjën shqiptares për t’ia paraqitur si të sajën bashkëshortit, pasi kishte dështuar dhe nuk i kishte treguar atij lidhur me këtë humbje.

Për një periudhë 7-mujore, duke i paraqitur analiza të rreme dhe duke shtuar kile natyralisht, ka gënjyer bashkëshortin se ishte shtatzënë.

Gruaja 45-vjeçare qëndroi për një kohë shumë të gjatë në maternitet, në kërkim të momentit të duhur, i cili siç duket erdh rreth orës 04:45, kur nënën, foshnjën edhe maminë i kishte zënë gjumi.

Ajo u fut në dhomë mori në krahët e saj foshnjën, doli nga materniteti, mori një taksi dhe menjëherë i është drejtuar shtëpisë ku ajo banonte.

Nëna e re, tregoi për ‘Protothema” se në momentin që po i merrnin foshnjën, ajo u zgjua pasi dëgjoi një zhurmë dhe pa një hije që po largohej me bebin e saj në krah.

Menjëherë ajo ngriti alarm, i gjithë spitali u “ngrit: në këmbë, megjithatë ishte shumë vonë, pasi 45-vjeçarja ishte larguar.

Sipas mediave greke, gruaja greke, sapo mbërriti në shtëpi i tregoi bashkëshortit se kishte lindur urgjentisht me operacion në spital dhe se ishte larguar menjëherë.

Si mori fund makthi për 26-vjeçaren shqiptare? Ishte komshia e 45-vjeçares ajo që i telefonoi policisë, pasi e dinte të vërtetën.

Pas ekzaminimeve dhe analizave ADN, u vërtetua se foshnja ishte e vajzës shqiptare.

Policia greke arrestoi menjëherë gruan 45-vjeçare.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/08/2021 22:46

    Ne Amerike ka pas raste qe ka ndodhur dhe me keq.Ka patur raste kur i kane vrare grate shtatzena dhe ua kane care barkun dhe ua kane nxjerre femijen dhe ua kane rrembyer dhe fatkeqesisht gjera te tilla vazhdojne te perseriten here pas here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?