Opozita e akuzon se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, Avokati i kreut të bashkisë Gramsh: Nuk ka qenë asnjëherë i hetuar apo akuzuar

19 Qershor 2020, 23:00| Përditesimi: 19 Qershor 2020, 23:19

  • Share

Kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Klodian Taҫe është një tjetër emër, ku dyshohet se ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Opozita akuzoi kryebashkiakun Taçe se është hetuar nga sekretarja e një firme private për vjedhjen e një shume të madhe parash, të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Madje i ftuar në studion e 'Pa protokoll, Ivi Kaso tha se opozita kërkon që jo vetëm të përjashtohet por dhe ndiqet penalisht. Në lidhje me sqarimin e kësaj situate avokatit tij, Esmerald Xhafa foli në një lidhje skype në emisionin "Pa protokoll" ku tha se nuk është e vërtete se Klodian Taçe ka qenë i hetuar. Avokati sqaroi se Taçe ka qenë i thirrur për të dëshmuar si person që ka dijeni mbi ngjarje, por nuk ka qenë asnjëherë person i hetuar apo nën akuzë për ngjarjen. Avokati Xhafa shprehet se ligji nuk e detyron Taçen të deklaronte që është shoqëruar në polici.

 "Klienti që unë përfaqësoj nuk është në shkelje ligjore. Nga dokumentacioni që ne disponojmë një shtetase është paraqitur në prokurorinë Tiranë 28 shkurt 2009 ku pretendon se ka humbur një sasi lekësh dhe duke iu referuar një dokumentacioni zyrtar, dhe po në të një njëjtën datë është paraqitur Klodian Taçe dhe rezulton të jetë në procesverbal si person që ka dijeni për veprën penale, pra nuk është akuzuar apo hetuar, por ka dhënë dëshminë në lidhje me atë që ka ditur. Referuar ligjeve dhe formularit t vetëdeklarimit, Klodian Taçe nuk ka detyrim të deklarojë këtë gjë. Nuk e di se kush jurist bën këto interpretime të tilla të ligjit. Ligji që ka të bëjë më dekriminalizimin, referuar edhe formularit që është hartuar në këtë rast askush nuk është i detyruar të deklarojë që është shoqëruar në polici. Nga ana jonë i është kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të bëjë një interpretim për këtë", tha avokati Xhafa.

 Për sekretarin për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso tha se për opozitën ai ka qenë  në  hetim, ndërsa fakti që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit përbën një arsye pse ai duhet të shkarkohet.

 "Në dijeninë e opozitës ai është i hetuar dhe e ngarkon me përgjegjësi ta deklaronte. Vetë fakti që nuk e ka deklaruar përbën arsye për t'u shkarkuat nga detyra dhe kjo situatë duhet të ndiqen nga KQZ. Ai nuk duhet vetëm shkarkuar por dhe ndjekur penalisht.", tha Kaso.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?