Ardian Hajdari

‘Gënjeu për notën mesatare’, Kushtetuesja shpëton nga shkarkimi gjyqtarin e Kolegjit Ardian Hajdarin

26 Maj 2020, 16:52| Përditesimi: 26 Maj 2020, 18:06

  • Share

Gjykata Kushtetuese shpëton nga shkarkimi një tjetër anëtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Anëtaret e Kushtetueses Vitore Tusha, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari, në 30 prill 2020, kanë vendosur në dhomë këshillimi të mos pranojë për të shqyrtuar në seancë plenare kërkesën e ish-anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, për largimin nga detyra të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari. Një ditë më parë, në 29 prill, Gjykata Kushtetuese rrëzoi në dhomë këshillimi një tjetër kërkesë të Besnik Canit, për largimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Vetingut, Luan Daci, i cili javën e kaluar u morë në përgjegjësi penale nga SPAK për falsifikim dokumentesh, ndërsa ëshë pezulluar nga detyra. 

Në padinë e tij, Besnik Cani, pretendon se Ardian Hajdari nuk plotësonte kriteret që lidhen me rezultatet akademike, titujt shkencorë, përvojën studimore jashtë shtetit, gjuhën e huaj, si dhe kriteret e vjetërsisë profesionale të përgjithshme dhe specifike, për t’u zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Konkretisht, Cani pretendon se Hajdari nuk plotëson kriterin e notës mesatare. Sipas tij, Hajdari ka gënjyer për notën mesatare. Hajdari dhe Daci ishin pjesë e trupës gjykuese pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili vendosi të shkarkonte Besnik Cani nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. 

Fillimisht Cani iu drejtua Kolegjit të Apelimit për largimin e dy gjyqtarëve, por KPA u shpreh se nuk kishte kompetencë, për të verifikuar ligjshmërinë e mandatit të tyre. Më pas, Besnik Cani iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kushtetueses, Cani si individ nuk mund të kërkojë papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë. Sa i takon pretendimit që Ardian Hajdari ka marrë pjesë në procesin për shkarkimin e Canit, Gjykata Kushtetuese arsyeton se akti i kundërshtuar nga Cani, pra akti i Kuvendit për emërimin e Hajdarit, nuk sjell pasoja të drejtpërdrejta dhe reale për të. 

Ish-anëtari KLP, Besnik Cani, ka kallëzuar penalisht në SPAK dy gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, me pretendimin se kanë fshehur të shkuarën, i pari faktin se është shkarkuar nga detyra dhe i dyti se ka gënjyer për notën mesatare. Pretendimi për Dacin është konfirmuar deri më tani nga SPAK. Ndërkaq, pretendimi i Canit për Hajdarin deri më tani nuk është konfirmuar nga asnjë institucion përgjegjës. 
 

Komento

Komente

  • tony: 27/05/2020 01:56

    Ky person nuk ka qene i afte ne Shkoder. Ky person nuk ka fitu nje gjyqe ne Shkoder si arriti ky person kaq i pa afte me zene nje detyre kaq te rendesishme ne Tirane. Ooo ka pase kryetarin e gjykates se Larte shok nga Shkodra. Turp ku ka arritur drejtesia Shqiptare. Ai ka qene studenti me i paafte.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 26/05/2020 18:16

    Po tan Shkodra e njeh ket Hajdarin, ky ska pagu asni fije takse mor... nuk asht pun mesatare kjo ... po ky cfar kerkon nga ata gjyqtartet qe veton kur vet ka qen pa license fare, kjo asht pun kriteresh mor ta marrsha, ky splotson asnj kriter me ken aty ne kpa.. aaanqse e don amerika pa kritere ndrysho puna ...

    Përgjigju
    • tony: 27/05/2020 02:00

      Largoi Artan Brocin nga detyra se e kishte zili. Turp ti vijne ketij njeriu qe sot vazhdon me qendru ne organe kopetente.

    • tony: 27/05/2020 01:58

      Ke plot te drejte qe po komenton keshtu. I paafte dhe me miq ka fitu kete vend pune. Ai nuk ka fituar nje gjyq kur ka qene si Avokat ne Shkoker.

  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?