Gënjeu për të shkuarën duke fshehur shkarkimin për paaftësi/ Pezullohet gjyqtari i KPA-së, SPAK e merr në hetim

20 Maj 2020, 11:30| Përditesimi: 20 Maj 2020, 15:58

  • Share

TIRANE-Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është pezulluar dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka rregjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.

Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″. Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 ″Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 ″Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.54, datë 20.05.2020 ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit", njofton KPA-ja. 

Luan Daci që është përfshirë në skandal rezulton se ka kryer falsifikim të dokumenteve. Pikërisht ky gjyqtar ka shkarkuar dhjetëra prokurorë e gjyqtarë duke u mbështetur në kriterin moral, profesional dhe pasuror. Por nga ana tjetër vetë Luan Daci, nuk ka qenë i rregullt me ligjin pasi ka kryer falsifikimin e të dhënave, si urdhrin për shkarkimin e tij nga KLD, lejen për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe mospagimit të taksave gjatë kohës kur ka ushtruar avokaturën.

Sipas dosjes hetimore, e cila ka marrë inicim pas një kallëzimi të kryer nga prokurorja e shkarkuar nga KPA, Antoneta Sevdarasi, Ligji për Vetingun (nr.84/2016) parashikon që anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në momentin e zgjedhjes, nuk duhet të kenë masë disiplinore “largim nga detyra” në fuqi. Rezulton se Luan Daci është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997. Kjo masë disiplinore është në fuqi, pasi nuk rezulton që ajo të jetë shfuqizuar nga ndonjë vendim i mundshëm gjykate. Për më tepër, duke realizuar kryqëzimin e të dhënave, Luan Daci jo vetëm që nuk e ka deklaruar faktin e shkarkimit nga detyra, por, për më tepër, ka prezantuar të dhëna të rreme para Komisionit të Posaçëm Parlamentar që shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të KPA.

Në proces-verbalin e Komisionit rezulton se, pyetjes së deputetëve se cila është mënyra e largimit të tij nga funksioni i gjyqtarit, në vitin 1997, ai është përgjigjur “me dorëheqje”. Në fakt, e vërteta qëndron ndryshe. Ai është larguar me vendim shkarkimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Gjithashtu Luan Daci, nuk plotëson kriterin për vjetërsinë 15 vjet si avokat. Është konstatuar se “nga CV-ja e tij dhe nga procesverbali i pyetjes së tij në Kuvend, rezulton se Luan Daci ka ushtruar funksionin e avokatit për 17 vite, sipas lejes së ushtrimit të profesionit me nr.888 datë 27.03.2000, lëshuar nga Këshilli Drejtues i dhomës Kombëtare të Avokatisë. Leja është lëshuar nën emrin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, Kleanthi Koçi”. Duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë e dokumentit “leje për ushtrim profesioni avokatie”, sidomos për faktin që në të gjendet emri i Kleanthi Koçit, i cili në atë kohë nuk jetonte, prokuroria vijon: “Pavarësisht faktit nëse është e rregullt apo jo kjo leje, zotërimi i saj nuk vërteton ushtrimin faktik të profesionit.

Koha e fillimit dhe kohëzgjatja e profesionit të avokatit duhet të rezultojë nga të dhënat e pasqyruara në organet tatimore dhe Institutin e sigurimeve shoqërore”. Rezulton se “në dosjen e paraqitur pranë Avokatit të Popullit nuk ka të dhëna se kur është regjistruar Luan Daci në organet tatimore, por nga të dhënat publike të QKR rezulton se ai është regjistruar për herë të parë në organet tatimore, për të ushtruar profesionin e avokatit në datë 18 tetor 2007. Përpara kësaj date, Luan Daci nuk ka qenë i regjistruar në organet tatimore, nuk ka paguar sigurimet shoqërore për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe si rrjedhojë ai nuk vërteton ligjërisht që ka ushtruar funksionin e avokatit për 15 vjet pune si avokat. Ndërkohë një tjetër dosje që po heton SPAK është dhe ajo e Ardjan Hajdarit, i cili ka dyshime se nuk ka paguar taksat.

Gazetari i Report Tv Elton Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se brenda vettingut ka edhe raste të tjera. "Ka edhe raste të tjera brenda KPK dhe KPA që marrin vendime për prokurorë dhe gjyqtarë por këta individë kanë probleme. Edhe kryetarja e KPA është e implikuar, pasi një nga vëllezërit është i dënuar për vrasje në Tropojë, tjetri për bastet. Po ashtu edhe rasti i Ardian Hajdarit, që është i kallëzuar pasi ka të dhëna se kur ka qenë avokat nuk ka paguar taksat" tha ai.

Shkarkimi nga detyra

Por kush është Luan Daci?
Luan Daci ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri në vitin 1997 (dhe zv.kryetar në këtë gjykatë), ndërsa në vitet e mëvonshme ka punuar si avokat, deri sa është zgjedhur në postin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në CV-në e tij,  thuhet se Luan Daci ka qene edhe sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tepelenë për periudhën 1991-1993. Ai ka bërë Kursin e "Plepave" në “Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Rendit Publik”, Durrës. Luan Daci ka qene anëtar i dhomës së avokatisë në vitin 2000, të marrë pasi kohës kur ishte zv/kryetar i Komisionit Zgjedhor (përfaqësues i PD-së) në zgjedhjet lokale për Bashkinë Tiranë ku konkuronin përballë njeri-tjetrit Edi Rama dhe Besnik Mustafaj.

Skandali tjetër me licencën e avokatit
Por ky nuk është skandali i vetëm për gjyqtarin që tashmë do të përballet me drejtësinë për fshehjen e së kaluarës së tij. Në biografinë e Dacit gjendet dokumenti, me anën e të cilit i jepet “Leja për ushtrimin e profesionit të avokatit”. Por kush ia dha? Në dokumentin e vitit 2000 është emri i Kleanthi Koçi, 13 muaj pas vdekjes së tij në 1999. Në Mars 2000, kohë kur Luan Daci ka marrë lejen për ushtrimin e profesionit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka qenë në vakancë për drejtues. Pas vrasjes së Koçit, kompetencat për licencimin e avokatëve i kaluan Ministrisë së Drejtësisë. Kjo periudhë “vakance” vijoi deri në shtator 2000, kur trupa e avokatëve zgjodhi Maks Haxhian si Kryetar të Dhomës. Por, zgjedhja e Haxhiajt ka ndodhur disa muaj pasi është nënshkruar dokumenti në favor të Luan Dacit, me emrin e Kleanthi Koçit në të.

Licenca e avokatit

Por cfarë ndodh tani?
Të parët që pritet që të reagojnë për pezullimin dhe nisjen e hetimeve për Luan Dacin janë pikërisht ata që e kanë pësuar nga vendimet që ka dhënë ai në kolegj. Trupa e kolegjit përbëhet nga 5 gjyqtarë dhe prokurorë në marrjen e një vendimi. Por edhe pse vendimet janë marrë në mënyrë kolegjiale gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar vështirë që të heshtin. Dy raste janë konkrete, që e kanë denoncuar Lacin më parë.

Bëhet fjalë për Antoneta Sevdarin dhe Besnik Canin.  Në datë 16 maj të vitit të kaluar Antoneta Sevdari, prokurorja e cila u shkarkua nga detyra nga Kolegji i Apelimit, ku pjesë e trupës së gjyqtarëve më 28 shkurt 2019, ishte edhe Luan Daci publikoi dokumentin e shkarkimit të ish-anëtarëti të KPA-së për paaftësi. Po vitin e kaluar në datë 18 maj, ishte Besnik Cani po i shkarkuar që kërkoi largimin nga detyra të Dacit me argumentet se, kur është zgjedhur në këtë detyrë, nuk ka plotësuar kriteret kushtetuese dhe ligjore në lidhje me mospasjen e masës disiplinore të largimit nga puna, kriterin e arsimit, të gjuhës angleze dhe kualifikimeve profesionale, si dhe kriterin e vjetërsisë në punë.

Por kërkesa e tij u rrëzua. Fillimisht, Bensik Cani i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit largimin e Dacit nga detyra. Por, Kolegji u përgjigj se nuk ishte në kompetencën e tij kjo çështje. Më pas, Cani iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Tre anëtaret e Kushtetueses vendosën që të mos e kalojnë padinë e Canit për shqyrtim në seancë plenare me argumentin se ish-prokurori Cani si individ nuk mund të nuk mund të paraqesë drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të funksionarëve dhe të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe me verifikimin e zgjedhjes së tyre.

Gjyqtar i Kolegjit të Apelimit, Luan Daci

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjyqtari: 22/05/2020 06:59

    Ky i ka shkarkuar te gjithe dhe tani PD bashke me Ramën i dolen kunder. Po te mos shkarkonte peshkaqenet e vendosur nga 3 partite, nuk do ta luftonte njeri.

    Përgjigju
  • allboy: 21/05/2020 11:10

    Mesa duket nuk e bënë dot palë ktë dhe ça ti bëjm, hajde ta pezullojmë nga detyra, se tgjithë e dinë që vetëm Luan Daci nuk intimidohet dhe nuk bëhet palë !! Të shofim kush e bën lojën se do dali. Po se mos kujtojë Sevdari me Canin se rikthehen në Drejtësi.

    Përgjigju
  • politikani: 21/05/2020 10:12

    qe kur pozite opozite ne konsensus te plote komisioneret i bene shqiptare halabak si ata te kpk-se dhe keta ujqerit e kpa-se dhe nuk pranuan qe te ishin te huaj, reforma ra ! sa per ket tipin eshte sekser i mirefillte, por te pakten deri me tani hajdutet qe ka kaluar kpk-ja, kpa-ja i ka zhduk nga gjyqwsori...te tipit artur malaj, bashkim dedja, shkelzen selimi dhe do vazhdoje me super ordiner fshatar pabuks ne 2003 karstriot selita, sot 1 mil euro ap dhe garazhde te deklaruara !!!

    Përgjigju
    • Tirana: 22/05/2020 06:53

      Nëse është sekser, atëherë përse nuk i ka kaluar edhe ky hajdutët që.kaloi KPK-ja?

  • Arjani: 20/05/2020 18:18

    Me kete rast kuptojme shume mire rolin e te huajve, te atyre tek te cilet shqiptaret kishin shpresa se do mbanin procesin ne rruge te drejte. Se kjo histori dihej prej gati 1 viti dhe askush nuk reagonte nga ONM. Calaveraaaaaaaa

    Përgjigju
  • Kafsha: 20/05/2020 17:48

    Kur genjen vet gjyqtari imagjinoni tani ordineret dëshmitarë që u thonë: -Betohuni të thoni te verteten dhe vetem te verteten- duke vene doren mbi librin e ligjeve apo kushtetutes në ndonje seance gjyqi. Hahahahha!

    Përgjigju
    • Agron: 20/05/2020 18:40

      Pooooo shumë paradoks në atë vënd enigmatik......

  • Vettinu: 20/05/2020 16:29

    Nuk eshte vetem Luani me njolle ne biografi, por jane gati 80% e te gjitheve. Prisni se aapo ka filluar. Kane mekate te medha bashke me onmra qe i marrin gjerat ashtu si ju thone keta. Nga firmat e ketyre jane marre persona e familje ne qafe padrejtesisht. Tiu kthehet njehere pllaka ketyre kundra e te shohim

    Përgjigju
  • Meta: 20/05/2020 15:58

    Po Onm ku ishte kur i denoncoi antoneta sevdari. Apo si shkonte per shtat se bashkepunon me keta plehra

    Përgjigju
  • Pjetri: 20/05/2020 15:18

    O Luan u bere trim tani futu ne vrime

    Përgjigju
  • Plani: 20/05/2020 15:14

    Do pare dhe CV e nderkombetareve pervec sorosian eplotesojne ndonje kuaht tjeter

    Përgjigju
  • Vlora: 20/05/2020 15:13

    Une them qe reforma te feformije njehere keta te huajt qe punojne me keta dhe iluminihen nga luanrat me shoke

    Përgjigju
  • Beni: 20/05/2020 14:44

    Ka dhe ca te tjere aty si puna e ketij . Njera e shkakruar, tjetra ka dhene doreheqjen mos ta shkarkonin, nja tre a kater kane patur procedime penale e nuk i kane treguar. Ka dhe nga ata qe skane vjetersine qe do ligji po kane rritur niper e mbesa apo ju mblodhen vitet gabim. Poketa qe nuk dine te lexojne hoqen gjithe gjytaret se na paskan mbushur gabim deklaratat ne 2003 ose skane prova. Shikojuni pak pasurite ketyre te ndershmve . I kane pagiar tatimet keta apo te afermit e tyre, banojne ne shtepi me leje apo me legalizim te marre nga vjehrri e babai. Ptuuu fare e keqe keta dhe plehrat e huaja qe gjykkjne me keta e nuk e paskan kuptuar paaftesine e tyre. Poshte reforma dhe ata plehra qe. e perkrahin

    Përgjigju
  • arben: 20/05/2020 13:45

    keta qe nuk lene gje pa kontrolluar , keta qe marrin informacione deri te para 20 viteve ..per gjykatesen haveri kane mbi 2000 flete informacion...modeli iflliqur dhe kriminal euroatlantik nuk mbulohet as qep e shkep, as me arna...e drejta dhe morali jane bashke.., morali (profesional dhe etik) nuk i ndahet te drejtes pavaresisht vendimeve

    Përgjigju
  • elio: 20/05/2020 13:13

    edhe njehere vetingu nga fillimi

    Përgjigju
  • ERLA: 20/05/2020 13:10

    PO KETE E DINTE GHJITHE DYNJAJA DHE KA NJA 2 VJET QE I KANE DALE LETRAT SHESHIT.O PARLAMENT PLERE QE VOTOVE KET HAJVAN. KA BERE REFORME KY ...PU PU PUUUUUUUUUU CA BEHET !

    Përgjigju
  • Trump: 20/05/2020 12:45

    Hajde shtet hajde. Domethene ky ka bere namin gjate 20 vjeteve e ca, paska hyre edhe ne KPA, madje ne hallken me te larte, pa asnje verifikim, asnje fare gjeje. Tmerr

    Përgjigju
  • Artan: 20/05/2020 12:36

    Ja reforma. Po ky i ka pare ne sy gjyqtaret dhe prokuroret dhe i ka thene shkarkohesh se ke plotesuar gabim deklaraten e vitit 2003, dmth 17 vjet perpara. Pastaj i ka pare prap ne sy dhe i ka thene shkarkohesh se babai yt, para se te lindje ti, ka marre nje rroge dhe nuk ka paguar tatimet. Ca pafytyresie. Ca vendi qe jemi!!!

    Përgjigju
  • Vlora: 20/05/2020 12:22

    Kam nje pyetje per juristet qe do lexojne lajmin...juridikisht qendrojne vendimet qe ka marre ky gjyqtar ne kpa? A jane te vlegshme nga ana ligjore perderisa ky nuk duhet te ishte anetar i kpa, apo thjesht i hiqet emri ketij nga vendimet dhe qendrojne me shumicen e votave te anetareve te tjere?

    Përgjigju
    • Susu: 20/05/2020 15:51

      Si rregull vendimet quhen te pavlefshme te gjitha. Eshte cenuar nje kusht thelbesor i dhenies se ne vendimi te vlefshem. Mjere populli shqiptar qe paguan kostot e gagave te ketyre politikaneve plehra.

    • Ai ajo: 20/05/2020 13:19

      KPA esh organ kolegjial, dhe jo gjykatë.

  • dada: 20/05/2020 12:05

    si ka mundesi qe Pd i ka kaluar ky fakt apo ka qene zari i tyre

    Përgjigju
    • zuti: 20/05/2020 16:13

      Vettingu deri tani: prit gomar se do mbije bar! Per ta perfunduar shpejt Vettingun : leximi i dosjeve ne Shik dhe vendimet skandaloze te gjygjtareve. Periudha earte per te vjedhur nga ato me fillimin e Vettingut ederi sot pa asnje kontroll!! Dmth po vjedhin per qef , te pangacmuar nga askush. Te behen ca shembuj duke i kapur me presh ne dore sekseret qe i japin leket ( ato jane zakonisht sekretaret, avokatet ose te famijare . Pastaj do mblidhen pak- Se eshte nje situate e korrupsionit me te madh te zte gjithe koherave!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?