Ministri Gent Cakaj

Politikë

Gent Cakaj viziton nesër Kosovën, nënshkruhen tri marrëveshje

3 Dhjetor 2020, 23:07| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 23:08

  • Share

Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Komento

Komente

  • agim: 04/12/2020 09:28

    Nuk u vjen tyrp ?? Marveshje me Kosoven ??? Jane nenshkuruyaar nja 100 !!!!! Asnje nuk eshte zbatuar !!!! Kufiri me Kosove si me Serbine !!!!! Turpi i njerzimit ose kagshlleke burokratik =====!!!!! Deri kure ??????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?