Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Gent Ibrahimi vuri theksin tek betejat e mirëfillta politike të cilat bëhen në emër të Kushtetutës megjithatë Ibrahimi pranon se stabiliteti politik i Shqipërisë është forcuar falë kësaj kushtetute dhe mënyrës si u miratua ajo.
“Pjesa më e madhe e atyre që ishin protagonist në procesin e miratimit të kushtetutës janë ende pjesë aktive e jetës politiko shoqërore shumë syresh janë me ne sot këtu, por duhet thënë jo të gjithë patën kontributin në miratim e kushtetuteës dhe të gjithë pritet ta respektojnë pa asnjë ekuivok atë pork u qëndron vështirësia.
Nuk mund të neglizhohet fakti se procesi i miratimit të kushtetutave është një ushtrim politik. Politika në demokraci nuk është kurrë monolit.
Nevoja objektive për të përfaqësuar shtresa dhe interesa të ndryshme shoqërore kombinuar me nevojën për të fituar epërsi politike në zgjedhje bën që krahët e ndryshme të politikës të vendosen në pozita antagoniste mes tyre duke vështirësuar në këtë mënyrë miratimin e Kushtetutës dhe shpesh çështjet objekt diskutimi shndërrohen në çështje betejash të mirëfillta politike duke vendosur protagonistët në pozita konkuruese me nëjri tjetrin. Rezultati, jo të gjithë identifikohen me të njëjtën cilësi me Kushtetutën.
Ky është problem kur vjen fjala për zbatueshmëri të Kushtetutës. Miratimi me referendum është më politik për nga natyra dhe më i përshtatshëm në rastet e miratimit fillestar të Kushtetutës, ndërsa votimi në parlament paraqet avantazhe kur amendamente si ai I 2016 është më teknik nga natyra. Stabiliteti politik i Shqipërisë është forcuar dhe kjo I dedikohet kushtetutës dhe mënyrës si miratohet ajo.
Deklarata u bë në kuvendin e Shqipërisë mbahet një aktivitet në kuadër të veprimtarisë “25 vite Kushtetutë” .
Lajmi kryesor:
Zaçaj mesazh politikës në 25-vjetorin e Kushtetutës: Ndalni sulmet, sistemi i drejtësisë funksionon vetëm i pavarur! Begaj: Sfidë mbingarkesa
S.G/ReportTv.al