Gent Ibrahimi

Gjykata Kushtetuese bëhet me 9 anëtarë! Begaj dekreton Gent Ibrahimin

7 Dhjetor 2022, 17:34| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 18:19

  • Share

TIRANË- Genti Ibrahimi, ish-kryetari i KLP-së, është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Ibrahimit në “Kushtetuese” këtë të mërkurë, duke e bërë kështu trupën e institucionit më të rëndësishëm në vend, me 9 anëtarë.. Ai kishte grumbulluar 88.38 pikë, kundrejt 88.22 të Arta Vorpsit dhe 82.66 të Arta Markut. Ibrahimi e merr këtë detyrë për të plotësuar vakancën e krijuar pas mbarimit të mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo.

Pas mungesave të krijuara nga procesi i vettingut, Gjykata Kushtetuese e nisi punën në dhjetor 2020, pasi u plotësua kuorumi me 7 anëtarë. Aktualisht, me shtimin e Ibrahimit në radhët e saj, ajo ka në përbërje 9 anëtarë. Gjykata e Lartë propozon dhe ka te drejte emërimi për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, nga 9 që ka gjithsej ajo. 3 përzgjidhen nga presidenti dhe 3 të tjerët nga Parlamenti.

Kush është Gent Ibrahimi?
Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992. Ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Kushtetuese në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU), Budapest, në periudhën 1994 - 1995. E ka filluar karrierën e tij si profesor i të Drejtës Administrative në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Përveç drejtimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi ka drejtuar për pothuajse 19 vjet Institutin për Studime Publike & Ligjore, një organizatë e shoqërisë civile me orientim kërkimor/shkencor në fushën e qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë.

Gjatë gjithë këtyre viteve ai është angazhuar sistematikisht në mësimdhënie dhe trajnime në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2014 – 2016, Ibrahimi shërbeu si ekspert i nivelit të lartë në grupin e ngushtë të ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc për Reformën në sistemin e Drejtësisë.

Ka punuar si Oficer Programi në Fondacionin Soros (1994 - 1995), Këshilltar Ligjor/Shef Kabineti i Ministrit të Shtetit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Parlamentin (1997 - 1999), Këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale (2002 - 2003), Këshilltar Ligjor në UNMIK (2003, 2004, 2006), Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Studimeve Publike dhe Ligjore (1999-2009) dhe Këshilltar në Projektin kundër Korrupsionit, PACA (2009 - 2012).

Ai ka qenë i angazhuar si ekspert në disa Shërbime Konsulence në fusha të tilla si sistemi gjyqësor, reforma administrative, media, prokurimi publik, etj .

Gjithashtu, ka marrë pjesë në disa grupe pune për hartimin e ligjeve të rëndësishme si ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor, ligji organik për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ligji për Gjykatat Administrative. Ai është bashkautor i disa artikujve, studimeve, teksteve shkollore në fushat e të Drejtës Administrative, Sistemit Gjyqësor, Organizatave Jo-fitimprurëse, të Drejtës së Informimit, etj.  

Pikëzimi
Genti Ibrahimi                      88.38 pikë
Arta Vorpsi                          88.22 pikë
Arta Marku                         82.66 pikë

Lista e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese
1. Dr. Vitore Tusha, Kryetare
2. Marsida Xhaferllari, anëtare
3. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
4. Dr. Elsa Toska, anëtare
5. Altin Binaj, anëtar
6. Sonila Bejtja, anëtare
7. Dr. Sandër Beci, anëtar
8. Ilir Toska, anëtar
9. Gent Ibrahimi

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enver Hoxha: 08/12/2022 09:55

    Si te gjithe dhe ky, djali i kokrres komunistit I Nesip Ibrahimit ish kryetar bashkie ne Tirane ne vitet 70 Ish drejtor i kohen te ndyre te enver hoxhes.. Tashi e trashegon i biri ne hapat e babes bashke me nipat E mbesat e te gjithe komunistave ne pushtet Me andi bushati e edi rama e belinda balluku Me nipa e mbesat e enverit e ramizit! Te gjithe kto ndyrsira jane akoma ne pushtet Qe ne 1944.. Dhe sala seshte me mire, pjelle e ktyre eshte, bashke me prokurorin E spak kokrra hetuesit ne komunizem.. Dmth jemi te denuar perjete.. me keq se te burgosurit qe jane ne burg Jemi te denuar te vuajme dhe te bindemi urdherave kudo Ne cdo institucion komunist dhe skemi as dite rinie asgje Thjeshte tallen me ne.. festojme gjoja thjeshte data.. por pa vlere!!!

    Përgjigju
  • LORA: 07/12/2022 18:26

    Lajm shume i mire. Besoj ne aftesite e Gent Ibrahimit.

    Përgjigju
  • Oshuk: 07/12/2022 17:45

    nga te paket profesionist te drejtesise kushtetuese qe i jep kredibilitet gjykates kushtetuese. do te ishte nder per kete gjykate qe Z. Ibrahimi te ishte kryetar i saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?