Aktori i humorit, Gentian Zenelaj ka komentuar së fundmi lojën e Amos Zaharias brenda shtëpisë së Big Brother Vip ku thekson se ndihet keq kur lexon komente negative për disa situata që kanë ndodhur në spektakël. Ai u shpreh se nuk e ka përjetuar dhe aq mirë situatën e Amosit për faktin se ka shumë energji negative dhe nuk i kanë pëlqyer disa skena në shtëpi. Sipas tij, ka komente që janë të tepërta dhe denigrojnë figurën e tij si aktorë.
“Amoxhi është miku im, e thërrasim Amoxh me përkëdheli. Unë situatën e Amosit e kam përjetuar jo mirë, atë energji negative. Nisa ta shikoj sepse ishte Amosi, Genti, Herioni dhe Olta pra disa aktorë por pati edhe disa skena që mua nuk më pëlqyen. “BBV” është një eksperiment ushtarak i bërë në Hollandë, që teston në njëfarë mënyre limitet e njerëzve. Kur humbet nocionin e kohës dhe realitetit është shumë e keqe. Lexoja komentet dhe pashë një dyndje te njerëzit me komente negative, Amosi mund të bëjë humor të zi por ka një grup njerëzish që shkojnë deri tek mallkimet, dhe më pas u distancova sepse kjo jep energji negative. Amosin nuk e kanë parë dhe e njohin vetëm nëpërmjet ekranit më duket pak dashakeqëse dhe e tepërt", tha Genti.
Ai komentoi edhe mbi këshillat që i kishte dhënë aktorit dhe nëse ishte pro pjesëmarrjes së tij në Big Brogher.
“Erdhi na takoi dy ditë para se të futej i thashë mos u fut. Në mënyrë pragmatiste kishim projekte të lëna përgjysëm dhe nuk na bënte mirë që të largoheshe. Jam shmangur nga këto, ai është një djalë i lexuar, ka një humor të zi me nëntekst”- u shpreh Genti në një intervistë.
Ai theksoi gjithashtu se gjëja që e shqetëson më së shumti për mikun e tij është “Post BB”, përballja e tij me botën jashtë dhe mënyra si do ta përjetojë.
“Shoh një dëshirë shumë të madhe për të goditur. Aktorët janë natyra egocentrike dhe produksioni ka guxuar që të fusë brenda shumë aktorë. Një produksion i tillë i bën që të ulen në tokë. Atje nuk e di unë si do të isha. Me çfarë kuptoj unë aty duhet të jesh palë nuk mund të jesh neutral. Ata janë akoma në kërkim të akordit, duhet të gjesh ritmin. Më shqetëson ‘post’ Big Brother pra kur ai të dalë dhe të përballet me këtë situatën. Ne duhet të na heqësh komentet, nëse produksioni do t’i bëjë komentet off gjithçka do të jetë perfekt”– përfundoi ai.
Po ate s'e paskan share, kane thene ç'eshte. Hiqet dhe me parime e s'shkel normat per nevoja fiziologjike.!! Po pse e ëma per loje e per lek nuk ka bere filma e ka ngrit kombt perpjete (ne teater)? Nje pyetje kisha ato rrobat qe hoqi Luizi nga dollapi do dalin ne shitje per popullin? Shapkat e kuqe qe mbante Luizi per 5000 euros i blej une.
PërgjigjuNuk jan komentet e liga,por ai qenka me te vertet i lig,fjalët qe thotë ai per Luizin vetem nje kriminel mund ti thotë,ky eshte vipi shqipetar,sa turp
Përgjigju