Duma, Gjekmarkaj dhe Balluku

Opinion

George Frendo: Të nderuar deputetë, përdorni një fjalor më të denjë

17 Nëntor 2021, 13:05| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 13:09

  • Share

Sot (17 nëntor) kam lexuar relacionin mbi seancën e djeshme të Parlamentit, dhe mbeta shumë i zhgënjyer e i trishtuar duke lexuar fjalë aspak dinjitoze dhe krejt të papërshtatshme për një parlament, fjalë me të cilat disa deputetë kanë sharë kolegët e tyre.

Të nderuar deputetë, ju që përfaqësoni popullin tonë, ju që populli ju ka zgjedhur për t’i përfaqësuar në institucionin më të lartë të vendit, ju lutem që në atë institucion të përdorni një fjalor që i përshtatet dinjitetit tuaj si përfaqësuesit e popullit tonë.

Populli ynë ka të drejtë të presë prej jush një mënyrë më të sjellshme dhe më dinjitoze kur flisni në Kuvend dhe kur i drejtoheni njëri - tjetrit. Ndjej të njëjtën keqardhje me Kryetaren e Kuvendit kur gjendet në situata të tilla. Ajo vetë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve: “Mos vijoni me fyerje në sallë”, “Ju lutem kursejini këto komente”.

Gjithë populli mund t’ju ndjekë në televizor. Populli ka të drejtë të dijë çfarë diskutohet dhe çfarë bëhet në institucionin më të lartë të vendit dhe të dijë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë të nderuarit deputetë, që ata vetë i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Kuvend. Por kjo kërkon shumë kujdes nga ana e deputetëve, sepse ka mundësi që njëri të kërkojë të bëjë “show” në Parlament, e të përdorë një fjalor që përul një deputet nga ana tjetër e Kuvendit, ose të vendosë të mirën e partisë para të mirës së përbashkët.

Dikush mund të më akuzojë që po ndërhyj në politikë. Nuk vras mendjen nëse më bëjnë akuza të tilla, por unë e ndiej për detyrë të flas për të mirën e popullit, për një shoqëri më të drejtë dhe më të denjë për popullin tonë, që për shumë kohë, në të kaluarën, ka qenë manipuluar nga politika. Populli ka të drejtë jo vetëm të informohet nga mjetet e komunikimit, por edhe të formohet që të rritet drejt një shoqërie më të denjë. Pra ju lutem, përdorni një fjalor më të denjë!

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 17/11/2021 16:14

    Thote per perdorimin e fjales derrkuc se aty e ka mendjen se me ato ushqehet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?