Geraldina, një grua pasive, por e bukur

23 Tetor 2020, 11:47| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 11:49

  • Share

Vajzë e një konti jo te pasur austrohungarez (slloven tamam tamam) dhe nje amerikaneje. Në moshen 9 vjecare Geraldina behet me njerk francez mbas vdekjes te te atit... punonte si biblotekare ne France kur u "gjuajt" nga mjeshtri Zog.. titujt e dikurshem te te atit ishin ato qe i duheshin me se shumti Zogut.. pasi ato i mungonin matianit ambicioz shqiptar..
Gjithsej ajo nuk arriti ti bej dy vjet jete mbi token shqiptare... si para braktisjes se Shqiperise me Zogun ne 39'en por edhe kur u kthye ne 2002..
Heroizmat e saj mbeten : durimi i nje burri imoral, problematik ne sjellje dhe pa stabilitet si Zogu (pa i hyre personalitetit te tij politik), durimi ndaj 4 motrave te Zogut, intrigante - hipokrite, anadollake dhe ziliqare ndaj saj dhe klasit të saj.. dhe durimi më i madh ndaj djalit të saj Lekës .. i cili si biri të atit kurë nuk i dha nenes se tij stabilitet dhe paqe .. por debimet, burgosjet dhe spostimet nga nje shtet në tjetrin "falë" implikimeve te tij me çeshtje dhe njerez me kartele kriminale ben qe me shume Geraldina te ndjehej nje nene e pafuqishme shqiptare se nje Mbretereshe perrallash qe ajo kurre nuk u be... se skishe si te behej.
Elozhet "fantastike" që kryeministri i thurte dje .. nje gruaje pasive por te bukur.. me lane nje shije jo te mirë..
Epoka e mbreterive ka rene.. pak shume pak syresh kane mbetur.... dhe këtu e kam fjalën për ato të vertetat .. jo ato si pseudo mbreteria shqiptare...
Por asnje kryeminister i nje shteti Republike nuk mendoj se i thurr lavde stratosferike sidomos nje " mbretereshe" pa mbreteri dhe pa mbreterim ..
Me lene shije te keqe shtetaret qe bejne historianin ..
Gustot dhe formimi personal nuk jane libri i historise se nje Kombi.. subjektivizmi nuk eshte trend politik.. te lartesosh dhe justifikosh tradhetare me vepra te interesave te ketij populli nuk tregon thyerje tabush dhe hapje mendje .. por ambjentim me imoralitetetin .. me korruptimin dhe zhberjen e vlerave kombetare..
Ka kohë qe kryeministri larteson figura te zymta te historise sone.. (ketu se kam fjalen per Geraldinen e pa'fat) .. te gjithe heshtin.. edhe Historinet per profesion por edhe pseudo te majtet te cileve ju ha buken e ju beshtyn kupen.. megjithese kjo nuk eshte histori te majtesh dhe te djathtesh.. te cilet per mua as nuk ekzistojne si kahe klasike tashme ne Shqiperi... kryeministri eshte shkeputur nga pozicioni i tij funksional.. mendon se eshte guruja orientuese e shqiptarve.. po guru nuk te ben imponimi i kendveshtrimeve personale.. sidomos ne fusha qe jane shume dimensionale.. e tjeter kush i ka kaluar ne shpirt e kurriz e tjeter kush i njeh.. guru te ben shembulli personal, modestia dhe heshtja medituese.. sidomos per ngjarje dhe figura qe me shume ndajne se sa bashkojne... Shtetari ben shtetarin.. jo shkesinë.. as shkruesin e historise se te shkuares..
Secili shkruan historine e vet..
Koha dhe morali kombetar.. shkruan historine e te gjitheve !

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?