George Gerapetritis

Ministri i jashtëm grek: Kapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë të përfshijë edhe të drejtat e pakicave

15 Tetor, 12:35| Përditesimi: 15 Tetor, 12:39

  • Share

Kapitulli i parë i bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë, i cili u hap sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, përfshirë minoritetin etnik grek, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, deklaroi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, sapo mbërriti në konferencën ndërqeveritare në Luksemburg.

Gerapetritis vuri në dukje se “ky qëndrim tani është një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.

”Greqia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe vendet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor të ndjekin këtë kurs”, shtoi ai.

“Sot është një moment historik në zhvillimin e kursit evropian të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor. Një kurs që filloi 21 vjet më parë, me Greqinë si pioniere dhe udhëheqëse, me axhendën e Selanikut. Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, deklaroi Gerapetritis.

“Qëndrimi ynë është se grupi i parë i kapitujve, i cili po hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë edhe të drejtat e pakicave, duke përfshirë edhe atë të pakicës etnike greke, dhe në veçanti të drejtat e tyre pronësore, tashmë një qëndrim i përbashkët, një qëndrim i përbashkët i regjistruar i 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se shtetet e tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor do të ndjekin këtë kurs në një kohë jashtëzakonisht të paqëndrueshme në rajonin tonë e më  gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet dhe të bëhet më e fortë”, theksoi ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis./ATSH

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 15/10/2024 18:50

    Flasin keta per te drejtat e pakicave? Sa respektohen pakicat ne Shqiperi, nuk respektohen ne asnje vend te Ballkanit. Qe ne kohe te Enverit, minoritaret arriten u bene deri dhe ministra, flisnin gjuhen e tyre, ne shkolla deri ne shkolle te mesme, greqishtja ishte gjuhe e pare dhe shqipja e dyta. Kur te arrijne keta ate nivel respekti per pakicat flasim. Le te mendojne me mire si t'i kthejne borxhet Evropes, pastaj te bejne kercenime koti.

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 15/10/2024 15:00

    Hiqni dore nga pretendimi PA LOGJIKE i te ashtuquajturit "Vorio Epir"! Epiri I VETEM eshte ai i banuar nga ÇAMET, AUTOKTONE ne ate krahine, te cilen ia VODHEN SHQUPEISE dhe JUA DHURUAN Fuqite e Medha para NJE SHKULLI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?