Gërdecarë dhe ofiqarë, të gjithë duan pushtetin

26 Shkurt 2019, 21:58| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 22:00

  • Share

Së  fundi ka “djegur” mandatin e tij të deputetit, edhe Fatmir Mediu, njeriu që së fundi  nuk e di përse thonë është i “amerikanëve”, dhe duket sikur kanë harruar se ai është edhe i gërdecarëve.

 I atyre, që afro 10 vite të shkuara ndezën flakë një fshat të vogël  fare pranë Tiranës nga shpërthimet e armëve dhe municionave, që demontoheshin jashtë çdo kushti sigurie, duke mbetur të vrarë jo pak, por 26 persona, dhe duke helmuar mijëra hektare tokë.

Edhe pse kanë kaluar kaq vite, edhe pse është thënë vazhdimisht se “do të gjykohen dhe dënohen përgjegjësit e asaj masakre” duket se gjithçka ka mbetur pa autor, duket sikur të vetmit  fajtorë ishin dhe do të mbeten për drejtësinë e munguar viktimat e pafajshme.

Asokohe asnjë strukturë ligjore, nuk u bë aleate me viktimat, nuk u bë aleate me familjarët e atyre që u vranë ditën me diell nga babëzia e ministrave dhe kupolës drejtuese të shtetit të asaj kohe.

Drejtësia në Shqipëri, ka shumë mëkate që ndoshta nuk ka për ti larë kurrë, edhe sikur 100 herë, të bëhet Vetting-u mbi ata që nxorrën të “pafajshëm” ish-ministrat e asaj kohe, (opozita e sotme) duke u fshehur dikush pas “raportit mjeksor” dhe dikush tjetër pas “proamerikanizmit” falc dhe aleancës me të keqen. Por  ja që ata, që dje tmerruan dhe vranë në Gërdec dhe në bulevard, sot janë më të qetë se kurrë, më të paprekshëm se kurrë, madje (o zot i madh) kërkojnë të marrin sërish pushtet, duke premtuar “qeveri pa krim, trafik, kontrabandë dhe korrupsion”.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, që e kanë fjetur mëndjen se “i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë” sot i janë turrur kësaj shumice qeverisëse e votuar me shumicë nga shqiptarët, dhe kërkojnë sërish pushtetin, kërkojnë sërish të rrjepin dhe grabisin pasuritë e këtij vendi, kërkojnë sërish të kthejnë shqiptarët në vitet e kaosit, anarshisë, rrumpallës, dhe antiligjit, kërkojnë  sërish gërdecë të rinj.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, ata që u votuan dhe që nuk u votuan nga pakica e shqiptarëve, por që u strukën mkrekullisht edhe në 2017 në listat e partisë “demokratikase” kërkojnë sërish të bëhen ministra, kërkojnë sërish të hapin hesapet e vjetra dhe të reja, për të mbushur thasët e firuar të milionave që fituan dikur me armët dhe municionet e shqiptarëve, apo me paratë e investimeve.

Gërdecarët dhe ofiqarët e djeshëm, ata që kurrë nuk kërkuan falje, dhe kurrë nuk u dënuan për viktimat e pafajshme të shpërthimeve të tmerrshme dhe milionat e fituara nga pushteti duke mbushurë kontot e tyre bankare, ata që kurrë nuk  dinë të largohen edhe pse nuk votohen nga shumica e shqiptarëve gjithmonë kur ka zgjedhje, ata që nuk njohin kurrë zgjedhjet e lira, ata që futën në “modë” në teori dhe praktikë vjedhjen dhe blerjen e votës, dhe që sot akuzojnë se “janë vjedhur dhe janë blerë votat”, kërkojnë sërish pushtetin.

Gërdecarë dhe ofiqarë, të mbledhur bashkë, të lidhur fort pas interesave personale dhe jo interesave të shqiptarëve, janë sot opozita e këtij vendi, janë sot qaramanët e përkëdhelur të një drejtësie të molepsur, e cila së fundi po ndjen se po vjen fundi i babëzisë. Gërdecarë dhe ofiqarë, mandatdjegur dhe mandatblerë, të mbledhur bashkë po luajnë me fatet e Shqipërisë, duke i kthyer shpinën  aleatëve tanë amerikanë dhe europianë, duke u shtirur si “viktima të sistemit” dhe duke provokuar dhe kërkuar me ngulm dështimin e vendit për hapjen e negociatave me BE.

Mjetet e tyre “demokratike” kanë qenë dhe mbeten bojkoti, mohimi, provokimi , nxitja, urrejtja, dhuna , kaosi, por kurrë dialogu, bashkëpunimi, bashkimi, europianizimi. Gërdecarë ofiqarë dhe mëkatarë, të bërë bashkë, janë në kërkim të pazareve dhe ditës së qametit, duke u lutur për anarshinë dhe jo qetësinë, duke u lutur për përjashtimin dhe jo integrimin e shqiptarëve, pasi kjo ka qenë dhe mbetet sipas tyre “lufta opozitariste” e një kaste të përmbysur milionerësh të vetshpallur armiq të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor  në Shqipëri./ TEMA

Komento

Komente

  • Konjak: 27/02/2019 12:15

    Ne se s'do te perdorte fatkeqesit ,- qe her pas here ndodhin ,gjat zhvillimit e levrimit shoqeror- , per stisie politike , nuk do te me shkonte ndermend ,te bej ndonje koment .Ne Gerdec dhe me 21 janar, humben jeten rreth 35 qytetar ,ndoshta nga padia e nxitimi, ndoshta nga indiferentizmi dhe tejkalimi i detyres ,sidoqofte jan morte te dhimshme per gjith popullin .Te perdoresh pa kufi ,keta fatkeq ,per te forcuar e shpetuar ,-ate qe shtrenjt te ka paguar- ,per te shpetuar nga halli qe e ka zene- ,eshte e pa moralshme dhe hipokrite .A din zotrote ,per keto pese vjet 013-019 me narkotizimin 100% te vendit ,sa diem te rinj jan vrar neper atentate ,nese jam i sakt rreth 70 djem .Sa djem e vajza jane neper burgje ne Evrope , besoj se mbi 4 mije .Per c'aresye ,nuk thuhet ,te pakten nje fjale ne shkrimin tuaj ,per kete problem . Po per rrogat dhe pensionet e mbi 1200000 punetor e pensionist -,me pagesa poshteruese- ,pse s' thoni ndonje gje . po per ngritien e cmimeve ,te pa perballushme ,nga shumica .Po per institucionet ku populli nuk zgjidh as nje problem ,pa rishfete .A mund te zgjidhet ky problem ,duke dal KM te jap ndonje certifikate .Zoteri per te gjitha keto bema e mos bema ,qe tham me lart ,quhet prostitucion ne gazetari .

    Përgjigju
  • Robshi: 27/02/2019 00:57

    Ti lale e ke siguru jetën...bej nga një artikull low cost dhe hallall paga...si eshte e mundur që mos të besh nje artikull për qeverine ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?