Kronikë

Gërdeci/ Djali i familjes Durdaj në Report Tv: Fatmir Mediu, ministri që firmosi demontimin, dua të garoj përballë tij më 11 maj! SPAK të zbardhë të vërtetën

10 Shkurt, 16:40| Përditesimi: 10 Shkurt, 17:33

  • Share

Jurisiti Geraldo Durdaj, vëllai i 7 vjeçarit, Erison Durdajt që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit, i cili garon me PS në zgjedhjet e 11 majit, ka deklaruar se do që të garojë përballë Fatmir Mediut.

Durdaj tha se ai do të përballet me Mediun me listë të hapur, në çdo vend ku ai të caktohet nga Sali Berisha si kandidatë.   

‘Mendoj se karrigia e deputet nuk është vetëm një vend pune, por është një qëllim. Unë kam edhe një histori që është ajo për tragjedinë e Gërdecit dhe duke qenë se ne kemi kandidatë përballë si Fatmir Mediu dua të kandidojë për të bërë një dallimin midis të mirës dhe të keqes dhe shtetit e së drejtës. Fakti që unë garoj në këto zgjedhje nuk dua të ngatërroj Gërdecin me politikën. Ne dhe me vendimin e Strasburgut na ishin mohuar disa të drejta, të cilat duhet ti vendos në vend SPAK. Është një proces që po zhvillohet për Gërdecin me ritme shumë të ngadalta. Mediu nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, ka 2 kërkesa nga familja jonë që nuk kemi përgjigje nga SPAK. I pandehuri ka filluar që ti shmanget kësaj gjëje, sepse nuk mund të kandidojë në 11 maj një i dënuar. Dua të përballem më Mediun me listë të hapur, por edhe kudo të vendos Berisha si kandidatë, por s’janë aq burra që të kandidojnë në listë të hapur do të zgjedhin listat e mbyllura që ta kenë mandatin të sigurt’, tha ai.

Durdaj bëri Mediun si fajtor të tragjedisë së Gërdecit, pasi sipas tij, ai firmosi për demontimin në Gërdec. Ai tha se familja e tij pret që SPAK të zbardh të vërtetën.

 ‘Jo nuk është vendosur drejtësi, procesi që po ndodh në SPAK duhej te kishte ndodhur që në 2009. Pra jemi ne fazën e rifillimit të një beteje. Ministri që firmosi demontimin në Gërdec është i pandehuri Mediu, fajtor të tjerë ka, ka edhe një fraksion tjetër në SPAK për Gërdecin, po vijojnë hetime të thelluara. Ne presim që SPAK të zbardh të vërtetën për Gërdecin’, tha ai.

Teksa u ndal tek partitë e reja, Durdaj u shpreh se ajo janë parti pa bosht. Sipas tij, në këto parti njihet vetëm kryetari dhe asnjë tjetër që bënë pjesë në parti.

‘Janë parti të vjetra pa bosht, ne njohim vetëm kryetarët e partive të reja dhe nuk njohim asnjë poshtë tyre. Funksionojnë në pushtetin e kryetarit’, tha ai.  

S.B/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?