TIRANË- Familja Durda, e cila më 15 mars 2008 humbi të birin, Edisonin vetëm 7 vjeç nga shpërthimi në Gërdec, i kërkon SPAK-ut të ndryshojë kualifikimin e veprës penale për ish Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, nga “shpërdorim detyre” në ‘vrasje në rrethana cilësuese’ ose “vrasje me dashje të tërthortë” që do të thotë nuk donte pasojën por e la të ndodhte.
Kërkesa është depozituar të premten në Prokurorinë e Posaçme, përmes prapësimeve të dorëzuar si pala kallëzuese pasi SPAK i njoftoi për përfundimin e hetimeve. Bashkëshortët Feruzan dhe Zamira Durda, që në tragjedinë e 15 marsit 2008 humbën djalin e tyre 7 vjeçar Edisonin u paraqitën sërish në SPAK. Ata dorëzuan me shkrim pretendimet brenda afatit 10 ditor nga njoftimi i akuzës për ish ministrin.
Më 11 janar 3 prokurorët Klodian Braho, Altin Dumani dhe Arben Kraja i komunikuan Fatmir Mediut akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim të detyrës në bashkëpunim” me kuadrin komandues ushtarak. Ish-ministri e cilësoi me prapavijë politike akuzën ndaj tij ndërsa e avokatët Henrik Ligori dhe Ardjan Visha e quajtën absurd vendimin e prokurorisë. Ata pretenduan se është një akuzë e ngjizur nga hiçi, dhe do të kërkojnë pushimin e çështjes.
Pas marrjes së pretendimit të palëve SPAK pritet ta dërgojë çështjen në gjykatë ndërsa gjyqtari paraprak do të jete ai që do të vendosë nesë do e kalojë për gjykim me provat e paraqitura nga prokuroria apo do të pranojë pretendimet e mbrojtjes.
Në mars të vitit të kaluar SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Më herët avokatët e Mediut pretenduan se rihapja e dosjes Gërdeci ishte në shkelje të ligjit, të parimit të gjësë së gjykuar. Shkelje u konsiderua sipas mbrojtjes dhe fakti se një gjykatë më e vogël prishi vendimin e Gjykatës së Lartë.
Çështja ndaj ish ministrit Fatmir Mediu u mbyll më 14 Shtator 2009, kur ai u rizgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit. Ishin familjarë e Edison Durdajt, 7-vjeçarit që humbi jetën gjatë shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen Gërdeci.
Zoti Rama po me universitetin Funeral, kur do mereni, Astrit Veliaj drejton albanian university, tek ish hotel internacional ne qender te tiranes posht funeral siper godines universitet cmenduri e till vetem ne shqiperin ton mund te ndodhi, Po kjo ministria arsimit mbi cfar kriteresh e akrediton??
Përgjigjuzonja durda bashke me mediun ka qene dhe saliu dhe shkelzeni,,,te tre kane vrare 26 veta dhe plagosur me qindra ,,te tre duhen akuzuar me vrasje me paramendim...
PërgjigjuFatmiri burgun e duart me gjak.Ja lyer duart ne gjak.
PërgjigjuBurg per kete maskarain bashke me berishen zenin e nje tuf te tjera . Po burgun e kan pak keto te babzitur .
PërgjigjuVertete mendoni se do gjeni drejtesi per simbolin e lidhjes me bandat Fatmir Medihoxhen? E dini qe eshte kunati i Celibasit te KQZ? Mendoni se Celibashi nuk ka ndikim ne politike dhe ne gjyqesor? E dini qe eshte vellai i gruas te Celibashit, asaj qe u rrezua makine bashke me Olldashin kur vdiq? Media Heshti, Qeveria dhe Policia Heshten, Prokuroria Heshti, Opozita heshti per kete deshmitare okulare te asaj qe shume vete e quajne vrasje. E kuptoni o njerez te mjere se cfare pushteti kane keta pushta? Duhet gjyjate nderkombetare si ne kosove per krimet e ketyre njerezve se SPAK lindi shterpe dhe shterpe do mbese. Keta thone qe Mediu ka bere 600 milion evazion fiskal dhe bredh i lire kur per nje celular te vjedhur bejne nga 3 vite burg. I ka falur te dashures Eli Fara 1 mije m2 tike ne karaburun dhe askush nuk flet. Merrni drejtesine ne doren tuaj o njerez osw ndryshe heshtni dhe punoni prape te fabrika e Shkelzenit ne Gerdec se ka investuar 3 milion euro.
PërgjigjuPo prandaj ka dhe avokat të mirë o Grip, burron e një sih deputete të PS dhe (ortake e zyrës ligjore të Fatmir Xhafkës) dhe shokun e ngushtë të Celibashit
Un Fatmir Gaxhi Çafaj çuni i Hamdi Asramës jam me familjen Durda. Ky Fatmir Mediu duhet prej vitesh të kalbej në burg. Po ky jo vetëm që ska bër burg por vazhdon e paguhet me taksat e këti populli që i ka vrar. Kjo gjë ndodh vetëm në Albanistanin e Evropës.
PërgjigjuKy Dumani i SPAK tha qe punon 7 dite ne jave per popullin , siduket kete fundjave e paska marre pushim. Partia Socialiste te nderyj ne kushtetute , kush nuk ben punen te gris bythen. Marrin rroga te majme dhe nuk dhe mbushin breket sapo ju permend Saliun dhe Meten. Fatja aq tru ka, behet lehte kok turku ta shtyjne edhe disa vjet me rrog e me zyra.
PërgjigjuTe mbeshtesim familien e femijes qe ky felliqsir te mare ate qe meriton
Përgjigju