TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediut sa i takon çështjes së Gërdecit. Ditën e sotme pritej pretenca, pra që Prokuroria e Posaçme të lexojë konkluzionet për Mediun, të cilin e ka marrë të pandehur për dy vepra penale, por dy avokatët e Mediut nuk u paraqitën. Seanca u vendos të mbahet më 7 qershor ora 14:00.
Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca në të cilën është parashikuar të jepet pretenca e SPAK, me po të njëjtën arsye, pasi nuk janë paraqitur avokatët mbrojtës të Mediut. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka mësuar se dy avokati Henrik Ligori kishte paraqitur një raport mjekësor dy ditor, përmes së cilit argumentoi edhe mungesën e tij. Nga ana tjetër, avokati tjetër Ardian Visha kishte paraqitur një fletëthirrje gjyqi që kishte në një proces tjetër në Durrës.
Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja e kanë konsideruar të paligjshëm pretendimin e avokatit dhe kërkuan të caktohet edhe një avokat nga shteti. Do të jetë avokati Artan Simoni që do të përfaqësojë Mediun në seancën e radhës më 7 qershor. Prokurorët e SPAK e bënë kërkesën për avokat shtetit në mënyrë që në seanca tjetër të mos dështojë. Pra, edhe nëse avokatët e Mediut do të mungojnë sërish, nuk do të ketë mundësi për t’u zvarritur seanca, pasi Prokuroria do të lexojë pretencën në prani të avokatit të shtetit.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.
/REDI/,jam dakort me ju,por nuk duhen vetem sanksione,duhen dhe disa rregullore te reja perbrenda drejtesise.P.sh.,njeri nga avokatet mungoi sepse ishte ne nje gjyq tjeter.Mungese e justifikuar bindshem per mendimin tim,por drejtesia duhet te kete nje /schedule-timetable/ per punonjesit e saj qe te mos krijohen pasoja te tilla,perplasje oraresh e mungesa.Gjithashtu edhe pse me pelqeu qe i vune av.publik,thjesht per burokraci ligjore,prape nuk jam dakord per rastin konkret,Mediu nuk eshte keq me lek qe t'i caktohet nje av.publik.Do te kishte qene me mire t'a detyronin te merrte nje avokat tjeter te perkohshem.
PërgjigjuPtu fytyre e qelbur. Qe vazhdon del ne tv akoma Drejtesia po tallet me njerezit akoma perderisa ky bredh ne parlament dhe jep mend si te behet vendi. Ndaj spo behemi ne
PërgjigjuFilm i pare.Reforma ne drejtesi duhet te kishte zgjidhur dy gjera:e para masa drastike ndaj mungesave te avokateve dhe e dyta prokurori te kishte nje pikezim te caktuar dhe kur te humbiste gjyqin ti hiqeshin piket,derisa te zeroheshin dhe te dilte nga sistemi.Gjyqit te Mediut i dihet fundi.Gjobe(qe ai spyet)ose pune per komunitetin (kur nuk do ket parlament)
PërgjigjuI kete reforma be drejtesi dhe shume mire u be,por ka nje gangrene qe sabiton drejtesine qe eshte shtyrja e vazgdueshme e gjygjeve per mungese te paleve por she gjykates she prokuror.Duget te kete saksione te renda per ata qe pengojne gjykimet bile dhe ndhekje penale.Nuk eshte vetem rasti Mediu por qindra taste re tilla.Pi ILKD cfar masash merr ne te tilla taste?
PërgjigjuFatmir Medihoxha,kunati i Çelibashit te Salihut@Likes@Edvinit do ta kaloj kete pellgaçe te Dumanit krejt pa u lagur.... Ne Shqiperine Tone ka vetem HAJDUTE dhe TË VJEDHUR dhe vetem VRASËS dhe VIKTIMA. ASGJE TJETER.
Përgjigju