Geri Kokalari

Geri Kokalari: Dosja 'Gërdeci', të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe gjenerali Luan Hoxha! Po me hetimet për Kosta Trebickën çdo bëhet?

13 Janar 2022, 22:36| Përditesimi: 13 Janar 2022, 23:00

  • Share

Pas rihapjes së dosjes 'Gërdeci', ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, familjarëve të viktimave iu është rikthyer shpresa për drejtësi! Për aktivistin shqiptaro-amerikan Geri Kokalari për këtë dosje, duhet të thirret për të dëshmuar në prokurori edhe ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxhën. Po ashtu Kokalari ngre pikëpyetje në lidhje me hetimet për vdekjen e biznesmeit Kosta Trebicka, e ndarë, por njekohësisht e lidhur me Gërdecin.

'I kam shqyrtuar këto shkrime të vjetra për Fatmir Mediun dhe janë sërish aktuale për shkak të rihapjes së hetimit të Gërdecit. A do t'i thërrasë SPAK të gjithë dëshmitarët nga hetimi i parë? Po dëshmitarët që duhet të ishin thirrur, por nuk dëshmuan kurrë? Po një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të zhdukur – Luan Hoxha?! E ndarë, por e lidhur me Gërdecin, ka ende shumë pyetje pa përgjigje për vdekjen e Kosta Trebickës! Unë do të doja të dija, pse dhe si e gjetën Kevin Teeter, një ushtarak nga Virxhinia. Para së gjithash, është shumë e pazakontë që një vend i huaj të kërkojë ndihmën e një ushtaraku shtetëror nga SHBA.  Diçka tjetër që më shqetëson është pse Virxhinia? Një argument është se Uashingtoni DC është pranë Virxhinias, kështu që ndoshta ishte e lehtë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington të kërkonin ndihmë nga trupat e shtetit të Virxhinias.  Nga ana tjetër, kontakti kryesor i Fatmir Mediut për mëngjesin e lutjes në Uashington ishte kongresmeni Frank Ëolf nga Virxhinia. A është kjo thjesht një rastësi?'- shkruan Geri Kokalari.

Luan Hoxha ka pranuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka rrëfyer në FBI të gjitha lidhjet, dijenitë mbi ndërhyrjet qëllimet dhe përgjegjësitë e zyrtarëve më të lartë qeveritarë dhe familjarëve të tyre mbi biznesit e Gërdecit. Ish- shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha iku bashkë me familjen e tij në SHBA në Janar të vitit 2012. Në vitin 2013 Hoxha fitoi edhe azilin politik në SHBA. Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar Hoxhën me 5 vite burg si i përfshirë në çështjen Gërdeci duke ia ulur me 1 vit dënimin që i kishte dhënë Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërsa biznesmeni Kosta Trebicka, i cili vdiq në rrethana misterioze nga një aksident në Voskopojë, në shtator të 2008, ishte dëshmitari kryesor për tragjedinë e Gërdecit ku mbetën të vdekur 26 vetë dhe qindra u lënduan. Kosta Trebicka kishte kërcënuar hapur më parë Shkëlzen Berishën se do ta denonconte në mediat amerikane për implikimin e tij. Trebicka e akuzonte Shkëlzenin se e kishte nxjerrë jashtë loje nga biznesi në Gërdec.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fatmir Mediut, i cili kërkoi prishje të vendimit të GJKKO për hapje të hetimit për dosjen 'Gërdecit' dhe tashmë për hetimin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk ka asnjë pengesë, edhe formale për SPAK.  Apeli i GJKKO, më 24 shtator mori vendimin për rikthimin për hetim në SPAK të dosjes, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda. 13 vite pas tragjedisë, familjeve të viktima iu rikthyer shpresa se mund të marrin drejtësinë e munguar për familjarët e tyre. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 15/01/2022 11:39

    Hahahahaha love story me Geri kokalarin...o sa kam qesh zjarr lale zjarr edhe komentuesit thirri mos vono...

    Përgjigju
  • Moli: 14/01/2022 06:26

    Po Edi Ramen ta therrasin? Meqe iu bashkua Sales per "aksidentin teknologjik "???

    Përgjigju
  • Rama: 14/01/2022 03:22

    Po ky paka pjerdhur .po Amerik ta mori mendjen mo çuno .kur shan robin tat imagjino te tjeret qe si ke gje !!

    Përgjigju
  • Lul: 14/01/2022 02:06

    Te takon me ken I kuq se je prej vendit te koprraceve te shokut Enver

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?