Fatmir Mediu, Shkëlzen Berisha dhe Geri Kokalari

Geri Kokalari: Mediu hëngri byrekun e nënës sime, ndërsa ndërronte orët e dorës mbi 10 mijë dollarë secila! Takoi me urgjencë Shkëlzenin, pasi NYT i shkoi në zyrë

27 Janar 2023, 14:39| Përditesimi: 27 Janar 2023, 14:46

  • Share

Në një intervistë botuar në Dita, aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari flet për njohjen me Fatmir Mediun, ish-ministri i Mbrojtjes i përfshirë në shpërthimin e tmerrshëm të Gërdecit, rikthyer për hetim nga SPAK, pas marrjes të pandehur të Fatmir Mediut.

Gjëja që më bëri më shumë përshtypje në lidhje me Fatmirin atë kohë ishte koleksioni i tij mbresëlënës i orëve të dorës. Më kujtohet kur e shihja duke sistemuar, vendosur e përzgjedhur ato orë që vlerësoj se kishin vlerë mbi 10,000 dollarë secila. Pyetja që mbetej pa përgjigje në mendjen time ishte se nga i mori ai paratë për të blerë ato orë?

Më pas lexova lidhjet midis trafikantit të drogës Gazmend Mahmutaj dhe Fatmir Mediut. Ndërsa shërbente si Ministër i Mbrojtjes, Mediu vuri Kasem Mahmutaj, vëllain e Gazmendit, në krye të depove të municioneve në Shqipëri, përfshirë një që i siguronte municion AEY-së Fasë Gërdecit”.

Kokalari tregon edhe një episod mes Mediut dhe gazetarit amerikan që hetoi Gërdecin, ku përmend Shkëlzenin, që u thirr sot nga SPAK:

“Ndihmova futjen në kurth të  Mediut nga Nicholas Wood, një reporter i New York Times i cili punoi në artikullin e AEY.

Për shkak të egos së tij të tejfryrë, Mediu me naivitet mendoi se po intervistohej nga New York Times për ngjitjen e Shqipërisë në NATO dhe çështje të tjera. Por Wood e kapi gafil atë me pyetje dhe dokumente në lidhje me AEY dhe Gërdecin.

Wood më tha më pas se Mediu u bë i bardhë në fytyrë sikur të kishte parë një fantazmë. Ishte pa dyshim një nga surprizat më të mëdha të jetës së Mediut.

Pak pas intervistës, unë u kontaktova nga një gazetar i njohur shqiptar i cili më tha se Mediu dhe Shkëlzen Berisha ishin në kafe së bashku.

Ndoshta ata thjesht po diskutonin për motin ose për një ndeshje futbolli, por mu duk shumë e çuditshme që menjëherë pasi Mediu u godit nga një rrufe që e minonte pozicionin e tij si Ministër i Mbrojtjes, gjeti kohë për të vrapuar në një takim me një djalosh i cili tani pretendon se nuk kishte asnjë lidhje me AEY ose Gërdecin”./Gazeta Dita.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nebra: 28/01/2023 14:47

    Bastard amerike

    Përgjigju
  • Xholi: 28/01/2023 09:06

    Është bër sy peshkaqeni sikur është personalitet në krye të medjave paçavure. Në një koh që xen berisha është një hajdut ordiner një shëmtyr e gjall. Mjer Shqipria mjer.

    Përgjigju
  • kavajsi: 28/01/2023 08:54

    Paske qene burre shume i mire ti Geri ! Eshte mekat qe ti ben pjese ne familjen Kokalari.Besoj se punen e provokatorit e ke kryer qe ne kohen e diktatures. Un kam njohur nje familje Kokalari ne Kavaje me emrat Platon, Vera, dhe e shoqja Bibika por qe ishin njerez te mrekullueshem dhe nuk jane marre kurre me spiunlleqe e thashetheme si ty.

    Përgjigju
  • Joli: 27/01/2023 18:08

    Po per kafen ne Ramen pas asaj me Shkelzenin nuk te tha gje ai "miku"??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?